Please update your Flash Player to view content.
 
Home

Ministria e Shëndetësisë

Print E-mail

Instituti Onkologjik pranoi donacion një aparat mamografie

Friday, 03 September 2010 06:54
Translation is on process....


Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Institutin e Onkologjisë u bë përurimi i Kabinetit të ri të Mamografisë. Instalimi i aparatit të sofistikuar të Mamografisë të tipit Hologic/Lorad Mark IV me pajisjet akcesore është donacion në kuadër të Projektit  Trajnues  të “Radiology Mammography International (RMI)” për Kosovë. Po ashtu në kuadër të këtij donacioni përfshihen edhe filma dhe kaseta të mamografisë nga Kodak.

Dr. Richard Hirsh, radiolog dhe udhëheqës i ekipit të Projektit Trajnues tha se ky donacion nuk përfshin vetëm dhurimin e aparaturës, por edhe trajnimin e stafit vendor për leximin dhe interpretimin e mamografisë nga profesionistët shëndetësor që veprojnë në kuadër të RMI. “Ky donacion nuk është dhuratë për spitalin as për radiologët, por është dhuratë për gratë, për familjet e Kosovës sepse mamografia shpëton jetë, duke diagnostifikuar sa më  herët kancerin e gjirit. E vetmja mënyrë që ky projekt të ketë sukses, jetëgjatësi dhe qëndrueshmëri  është bashkëpunimi i mirë mes radiologëve, udhëheqësve të Institutit dhe patjetër përkrahjes së Ministrisë së Shëndetësisë, theksoi me këtë rast Dr. Hirsh.
Read more...
 
Print E-mail

Ministri Bukoshi priti radiologun amerikan Richard Hirsh

Monday, 30 August 2010 16:16
Translation is on process....



Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, priti sot radiologun e njohur amerikan nga Ohajo (SHBA), Richard Hirsh, i cili me ekipin e tij po qëndron në një mision për zhvillimin e kapaciteteve mjekësore për radiologji dhe mamografi në Kosovë.
Projekti Trajnues i “Radiology Mammography International (RMI)” për Kosovë është caktuar të realizohet prej 29 -11 shtator 2010. Në kuadër të këtij projekti janë 4 komponente:  Donacione dhe trajnim në mamografi;  trajnim në kirurgjinë e gjirit;  edukim të popullatës për shëndetin e gruas, në veçanti shëndetin e gjirit dhe trajnim në kujdesin paliativ.
Ministri Bukoshi e ka njoftuar radiologun amerikan dhe ekipin e tij me potencialet që ka aktualisht Kosova në fushën e Radiologjisë  dhe Onkologjisë, ndërsa ka theksuar se kjo vizitë po realizohet në kohën e duhur, pikërisht kur po finalizohet procesi i radioterapisë në Kosovë.
Ministri i ka dhënë mbështetje projektit, për aftësim të radiologëve kosovarë  nga ekipi trajnues i RMI dhe ka siguruar se Ministria e Shëndetësisë ka shumëfishuar angazhimin në trajtimin e sëmundjes së kancerit.
Në kuadër të këtij projekti përfshihet donacioni i pajisjes së Mamografisë, donacion që do t’i jepet Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)dhe Spitalit Rajonal në Pejë.
Projekti i trajnimit në mamografi për Kosovë është aprovuar pas vizitës vlerësuese të suksesshme të Dr. Hirsh dhe ekipit të tij me 15-16 tetor 2009, kur është vlerësuar se Kosova ka potencial për të pranuar projektin e mësimdhënies së mamografisë.

 
Share/Save/Bookmark
 
 
 
Print E-mail

HANDIKOS-i dhuron karroca për QKUK-në

Friday, 20 August 2010 11:27
Translation is on process....

 

Prishtinë, 20.08.2010

Sot në Ministrinë e Shëndetësisë, u bë dorëzim-pranimi i 5 karrocave, donacion ky që organizata joqeveritare “HANDIKOS” e dedikon  për nevojat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Afrim Maliqi, drejtor i HANDIKOS-it tha se kjo nuk është hera e parë që kjo organizatë ndihmon institucionet shëndetësore me pajisje të këtij lloji, megjithëse sasi simbolike, shpreson se sa do pak do t’i përmirësoj kushtet për pacientët.
Dr. Lulzim Çela, këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, ka falënderuar donatorët dhe ka inkurajuar ata për punën që bëjnë duke theksuar se do të jetë një zë i fuqishëm për të avokuar për të drejtat e personave me nevoja të veçanta. Ai ka thënë se Ministria e Shëndetësisë do të hartoj dhe zbatoj politika anti-diskriminuese që do tu garantojnë të drejtë dhe qasje në shërbime shëndetësore të gjithë qytetarëve pavarësisht gjinisë, moshës apo kufizimit të aftësisë.
 HANDIKOS-i është organizatë joqeveritare, që mbështetet financiarisht nga Ambasada Finlandeze, ashtu edhe nga shumë donatorë të tjerë ndërkombëtar. Ka rrjet aktiv në 26 komuna të Kosovës, me 14 qendra që ofrojnë shërbime rehabilituese direkte për fëmijë si dhe 12 zyra lokale të cilat janë në shërbim të fëmijëve dhe të rriturve me aftësi të kufizuara.

Share/Save/Bookmark
 
 
 
<< Start < Prev 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>
Page 1 of 15
Banner