Please update your Flash Player to view content.
 
Home \ A H1N1

A H1N1

Print E-mail

Grupi punues për A H1N1 u jep drejtorateve komunale udhëzimet e reja për Gripin

Thursday, 03 December 2009 07:03
Translation is on process....

Nën kryesimin e Ushtruesit të Detyrës së Sekretarit të Përhershëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Haxhi Kamberi, sot në Qendrën Kryesore të Zhvillimit të Mjekësisë Familjare në Prishtinë u zhvillua një takim i përfaqësuesve të Grupit për menaxhimin e pandemisë së A H1N1 me drejtorë të drejtorateve komunale për shëndetës.

Dr. Haxhi Kamberi i ka njoftuar drejtorët me masat e ndërmarra deri më tani dhe ato që duhet të zbatohen në vijim me qëllim të menaxhimit së më të mirë të situatës.

Në këtë aspekt, Kamberi, ka përmendur masat administrative të ndërmarra, por edhe veprimet praktike si për sigurimin e Tamiflusë, mjeteve mbrojtëse për personelin mjekësor, planet për sigurimin e vaksinave dhe distribuimin e tyre.

Read more...
 
Print E-mail

Komiteti Nacional për sëmundje ngjitëse shqyrtoi situatën rreth Gripit A H1N1

Friday, 04 December 2009 07:04
Translation is on process....

Komiteti Nacional i Kosovës për Sëmundje Ngjitëse ka mbajtur sot takimin e radhës në të cilin është bërë një vlerësim i situatës aktuale epidemiologjike në vend dhe kahet e veprimit të mëtejmë.

Në këtë takim, të kryesuar nga kryetari i këtij komiteti, prof. dr. Isuf Dedushaj, është vlerësuar se situata epidemiologjike në sa i përket ecurisë së Gripit sezonal dhe Gripit të ri pandemik A H1N1 është nën kontroll dhe se po vazhdon zbatimi i masave të ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë për menaxhimin e pandemisë.

Read more...
 
Print E-mail

Kryqi i Kuq mbajti trajnim për Gripin A H1N1

Monday, 07 December 2009 06:59
Translation is on process....

Kryqi i Kuq i Kosovës në kuadër të aktiviteteve për vetëdijesimin e popullates nga Gripi A H1N1, mbajti këtë fundjavë trajnimin e 120 trajnerëve (vullnetarëve) të Kryqit të Kuq të Kosovës.

Në këtë trajnim u përfshinë 26 komuna, duke përfshire të gjitha minoritetet.

Trajnimi është mbajtur nga Dr. Ilir Begolli, ekspert nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Trajnerët e trajnuar gjatë implementimit të Projektit të Edukimit Shëndetësor të Familjes, do të bëjnë vetëdijesimin e popullatës për mbrojtje nga virusi i Gripit A H1N1. 

Për këtë qëllim, Kryqi i Kuq i Kosovës, në bashkëpunim me IKSHP dhe me përkrahjen e Federatës Ndërkombëtare dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, ka botuar 5.000 posterë dhe 20. 000 broshura për Gripin A H1N1, që do të shpërndahen në tërë Kosovën.

Print E-mail

Grupi punues për A H1N1 shqyrtoi situatën rreth Gripit

Tuesday, 08 December 2009 14:01
Translation is on process....
Grupi punues për menaxhimin e pandemisë së Gripit A H1N1 për Kosovë, nën kryesimin e zëvendësministres së Shëndetësisë Mybera Mustafa mbajti sot takimin e radhës në të cilin u analizua situata epidemiologjike në vend dhe zbatimi i masave preventive kundër Gripit A H1N1.

Në këtë takim u konstatua se situata është nën kontroll, por ende mbetet shumë serioze për shkak të pranisë së virusit A H1N1 dhe virusit të Gripit sezonal.

Shefi i Zyrës së OBSh-së për Kosovë, Skënder Syla, ka njoftuar se prej 14-17 dhjetor në Kosovë do të vijnë nga Londra një klinicist dhe një bioinxhiner për të vlerësuar gjendjen rreth menaxhimit klinik të  rasteve të A H1N1 në Kosovë dhe për të asistuar me rekomandime për klinicistët kosovarë.

Në bazë të raporteve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), deri sot në Kosovë janë regjistruar 213 raste të konfirmuara në A H1N1  prej 666 rasteve të dyshimta, dhe ka pasur 10 të vdekur.

Grupi ka rekomanduar vazhdimin e implementimit të masave preventive kundër Gripit, lajmërimin me kohë te mjeku më i afërt i të gjithë atyre që kanë shenja të dyshimta për grip, ndërkohë që kategorive, të cilave u janë dedikuar vaksinat e para, u rekomandohet që të vaksinohen.

Print E-mail

Grupi punues për A H1N1 shqyrtoi situatën rreth Gripit

Tuesday, 08 December 2009 14:36

<< Start < Prev 1 2 3 4 5 6 7 Next > End >>
Page 1 of 7
Banner