Please update your Flash Player to view content.
 
Home
Print E-mail

Inspektohet Pishina e Gërmisë dhe lokalet hoteliere

Monday, 17 August 2009 09:37
Translation is on process....

Inspektorati Sanitar i Kosovës(ISK) ka qenë i fokusuar gjatë korrikut dhe gushtit në inspektimet e pishinave rekreative, në të cilat ka kërkuar respektimin e Rregullores Higjieniko Sanitare të Pishinave Nr.08/2002.

Me theks të posaçëm, ISK ka inspektuar Pishinën e Gërmisë edhe me datë 11.08.2009 ka konstatuar një kontroll të lartë të cilësisë dhe sigurisë në aspektin vizual dhe atë laboratorik të higjienës, duke u bazuar në rezultatet e analizave laboratorike nga IKSHP-ja dhe vetë kontrolli shumë  i mirë nga vet kompania Publike “Sport Marketing-Prishtinë”.

ISK, ka organizuar po ashtu edhe aksionin për inspektimin e nivelit të higjienës edhe në aspektin laboratorik të higjienës ku janë marrë strisho nga sipërfaqet punuese dhe duart e personelit në disa subjekte afariste hoteliere për manifestime të ndryshme familjare dhe subjektet të cilët kanë frekuencë të madhe të ushqyeseve.

ISK është në proces e sipër të riinspektimit të këtyre subjekteve për të parë se sa janë duke u marr masat adekuate ligjore për sanimin dhe evitimin e të metave të evidentuara nga ISK dhe rezultatet e analizave laboratorike.

ISK ka urdhëruar inspektorët lokal dhe drejtorin që të marrin masa për largimin e shitëseve ambulator të ushqimit për çka niveli lokal ka të organizuar ekipin e inspektorëve  sanitarë, të Tregut Komunal së bashku me Policinë për largimin e shitëseve të tillë.

ISK është duke zbatuar në përpikëri urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë që në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës të bëhet monitorimi i situatës rreth Gripit të derrave, gjatë 24 orëve.

Share/Save/Bookmark
 
Banner