Takim për furnizimet dhe investimet në QKU
Monday, 17 August 2009 09:39
Translation is on process....Në kuadër të bashkërendimit të aktiviteteve, Haxhi Kamberi, U. D. i Sekretarit Permanent në Ministrinë e Shëndetësisë me bashkëpunëtorë, ka qëndruar gjatë ditës së sotme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku është takuar me drejtorin ekzekutiv të saj, Jusuf Ulaj, si dhe me disa drejtorë të klinikave dhe reparteve të kësaj qendre. Gjatë këtij takimi janë trajtuar çështje të ndryshme, duke filluar nga situata rreth furnizimeve të QKUK-së më barna dhe material shpenzues, investimet, projektet kapitale, e po ashtu është diskutuar edhe për vështirësitë që shfaqen në punën e kësaj qendre. U. D. i Sekretarit Permanent në MSh ka thënë se brenda pak kohësh QKUK do të ketë një furnizim të qëndrueshëm me barna dhe material shpenzues nga Lista Esenciale, ndërkohë që ka theksuar se në të njëjtën kohë, MSh do të ngre nivelin e monitorimit të furnizimeve dhe të shpërndarjes së tyre, me qëllim që çështja e furnizimeve të hiqet nga rendi i ditës si çështje problematike dhe qendra të këtë në vazhdimësi furnizime të garantuara dhe rezerva së paku për tre muaj. Nga stafi i Qendrës është kërkuar që të respektojnë orarin e punës dhe t’u ofrojnë shërbime korrekte pacientëve aty. Kreu i QKUK-së, Jusuf Ulaj dhe drejtorët e disa klinikave kanë folur për situatën aktuale sa u përket furnizimeve, shërbimeve dhe punëve që po bëhen në QKU, duke spikatur edhe vështirësitë që hasen. U D. i Sekretarit Permanent, ka nxitur përshpejtimin e disa procedurave për përmbylljen e disa projekteve që janë në vijim, ndërkohë që ka theksuar se ngritja e higjienës dhe ngritja e cilësisë së shërbimeve në QKUK, janë çështje rreth të cilave nuk duhet të ketë dyshime dhe ato duhet të arrihen me çdo kusht. |
Main MenuDepartmentsProjektetSpitalet RajonaleGripiAbout MinistryProfesionistëtVeprimtaria private |
Albanian - AL
Serbian (Latin)


