Mbrojtja nga gripi i derrit
Monday, 17 August 2009 09:43
Translation is on process....Dihet që nga një teshtimë e vetme në ajër përzihen 100.000 grimca. Këto grimca ngjiten në dorezat e dyerve, butonave të ATM-së, butonat e ashensorëve, dorezat e karrocave të supermarketeve, pra më çdo vend që prekin duart tuaja. Studiuesit britanikë kanë gjetur se në një stacion metroje një numër i madh njerëzish, deri në 10% e të gjithë udhëtarëve, mund të kontaktojnë me mbetjet e një teshtime të vetme. Kjo do të thotë një teshtimë mund të infektojë 150 udhëtarë. Drejtoresha e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (ËHO) Margaret Chan, thotë: "Ky virus zotëron në mënyrë të hapur potencialin e epidemisë". Përse? Virusi vdekjeprurës i derrit i tipit H1N1 përhapet me shpejtësi nga njeriu në njeri. Ky variant i fundit është një përzierje e viruseve të njeriut, shpendëve dhe derrit nga e gjithë bota. Specialistët virusin e vlerësojnë si të rrezikshëm, pasi mund të ngjitet pa qenë në kontakt apo në një vend me derrat. Ajo që është më e keqja, njerëzit e shëndetshëm (të moshës 20-40 vjeç) vdesin me një shpejtësi të pabesueshme. Kjo është shenja e epidemive më të këqija të gripit. Lajini shpesh duart. Shmangujuni kontakteve të panevojshme me njerëz. Qëndroni larg nga turmat e njerëzve. Nëse mendoni që jeni të sëmurë apo jeni të infektuar nga virusi largohuni nga njerëzit. Këto që themi mund të mos jenë shumë të përshtatshme për ata që janë të detyruar të shkojnë në punë, por specialistët e shikojnë të vlefshme përsëritjen e këshillës. Izolimi ose largimi nga njerëzit ul probabilitetin e marrjes së infeksionit ose ngjitjen e infeksionit personave të tjerë. Të jini vigjilentë. Simptomat e gripit të derrit ngjasojnë me ato të gripit të zakonshëm si: temperaturë, dhimbje të muskujve, dhimbje të grykëve, kollitje, rrjedhje të hundëve, vjellje, heqje barku dhe neveri. Nëse nuk ndjeheni mirë shkoni në një institucion shëndetësor. Duhet të dini një gjë që, ky grip i derrit mund të kurohet. 2 nga 4 nga ilaçet antivirale që përdoren për të luftuar gripin: Symmetrel dhe Flumadine tregojnë rezistencë ndaj virusit. Vetëm se antiviralet e reja - Tamiflu dhe Relenza - duket sikur do të jenë të dobishme. |
Main MenuDepartmentsProjektetSpitalet RajonaleGripiAbout MinistryProfesionistëtVeprimtaria private |
Albanian - AL
Serbian (Latin)


