MSh, OBSH e UNICEF-i diskutojnë rreth Gripit A H1N1
Monday, 17 August 2009 13:43
Translation is on process....Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi, është takuar sot me shefin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Z. Johanes Wedemig dhe shefin e Zyrës së OBSH-së, Z. Skënder Syla, me të cilët ka biseduar lidhur me situatën rreth Gripit A H1N1 në Kosovë, përgatitjet për pjesëmarrjen e Kosovës në konferencën kushtuar kësaj pandemie më 27 gusht në Kopenhagë dhe modalitetet rreth sigurimit të vaksinës për mbrojtje nga gripi. Në këtë takim, janë diskutuar edhe modalitetet rreth prokurimit të barnave të Listës Esenciale dhe praktikat e deritanishme të bashkëpunimit midis agjencive të OKB-së me Ministrinë e Shëndetësisë. Shefi i Zyrës së OBSH-së në Kosovë, Skënder Syla, ka theksuar se projekti i përbashkët për përmirësimin e shëndetit të nënës dhe grave në Kosovë, i UNICEF-it, UNFPA-së dhe OBSH-së, i mbështetur nga Qeveria e Luksemburgut dhe në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë, është një shembull unik i një projekti të suksesshëm të bashkëpunimit të tri agjencive të OKB-së me Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës. |
Main MenuDepartmentsProjektetSpitalet RajonaleGripiAbout MinistryProfesionistëtVeprimtaria private |
Albanian - AL
Serbian (Latin)


