Please update your Flash Player to view content.
 
Home
Print E-mail

Ministri Gashi priti përfaqësues të OBSH-së për Evropën Juglindore

Friday, 21 August 2009 19:10
Translation is on process....

Ministri i Republikës së Kosovës, Alush Gashi, është takuar sot me një delegacion të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në të cilin kanë qenë dr.Dorit Kalliski, menaxhere për Shëndetin Publik për Evropën Juglindore dhe dr. Gerry Mc Wenney, zyrtare për Shëndetin mjedisor nga kjo organizatë.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe këshilltari i kryeministrit Thaçi për shëndetësi, Shaip Muja, zëvendësministri i Shëndetësisë Nemanja Vujoviq si dhe Skënder Syla e Ardita Tahirukaj nga Zyra e OBSH-së në Prishtinë.

Në takim është biseduar për çështjen e transferimit të familjeve rome nga kampi në veriun e Kosovës në një mjedis tjetër banimi të sigurt shëndetësor në koordinim me autoritetet komunale të Mitrovicës, kushtet e tyre të jetesës, çështjen problematike të rrezikimit nga intoksikimi me plumb si dhe çështje të tjera lidhur me shëndetin e komuniteteve pakicë në Kosovë.

Ministri Gashi i ka njoftuar përfaqësuesit e OBSH-së me veprimet që ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë në drejtim të ofrimit të shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e saj pa dallim komuniteti dhe përkushtimin e saj që të punojë me të gjitha komunitetet për të gjetur zgjidhjet e drejta për shëndetin.

Në këtë kuadër, ai ka kërkuar ndihmën e OBSH-së për zhvillimin e një Laboratori për Toksikologji në Kosovë, ndërkohë që përfaqësuesit e OBSh-së, kanë premtuar  mbështetjen e tyre si në këshilla, por edhe ndihmë teknike për çështje që do t’i ndihmonin shëndetësisë kosovare në të ardhmen. 

Share/Save/Bookmark
 
Banner