Please update your Flash Player to view content.
 
Home
Print E-mail

Ministri Gashi takon drejtorët e Spitaleve rajonale

Friday, 21 August 2009 19:11
Translation is on process....

Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Alush Gashi, takoi sot drejtorët e Spitaleve rajonale dhe Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Në kuadër të takimeve të rregullta, Ministri Gashi, së pari i njohu ata me rezultatet e Auditorit, intensitetin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, angazhimin maksimal në të gjitha segmentet e shëndetësisë publike duke përgëzuar për përmirësime në çdo fushë. Po ashtu. Ministri ata i përgëzoi për punën e përqendruar dhe të vazhdueshme të menaxhmentit të lartë në institucionet shëndetësore dytësore e tretësore për ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore. Ministri sugjeroi për domosdonë e zbatimit të rekomandimeve nga Auditori, zbatimin e ligjit dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Ministri garantoi përkushtimin dhe gatishmërinë e Ministrisë që përmirësimi i furnizimit me barna të jetë i vazhdueshëm për pacientët kosovarë, do të ketë zhvillime në të gjitha segmentet edhe më tej por kërkoi që puna profesionale e punëtorëve shëndetësor të mos njolloset nga vet ata me deklarata të pamatura publike.

Në takim u përmend përmirësimi i furnizimit me barna, higjienës në hapësirat spitalore, vijimit në punë dhe me rëndësi të veçantë janë finalizimi i projekteve kapitale të cilat duhet të përmbyllen brenda afateve të planifikuara kohore. Për kryerjen e projekteve, u tha në takim, mund të punohet edhe me ndërrimin e dytë apo orar shtesë sepse vonesat janë të palejueshme dhe kundër synimeve dhe angazhimeve të Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.

Ministri Gashi kërkoi angazhime shtesë për planifikim të barnave, pajisjeve mjekësore dhe edukim të vazhduar.

Share/Save/Bookmark
 
Banner