Please update your Flash Player to view content.
 
Home
Print E-mail

MSh dhe OBSh mbajnë trajnim për Gripin A H1N1

Friday, 21 August 2009 19:13
Translation is on process....

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë do të organizojnë së bashku një trajnim disa ditor në Prishtinë për mjekët familjarë, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale për ballafaqim me rastet e Gripit A H1N1.

Me qëllim të konkretizimit të detajeve rreth këtij trajnim, sot në Ministrinë e Shëndetësisë, U. D. të Sekretarit Permanent Haxhi Kamberi, është takuar me zyrtarin e OBSH-së për Shëndetësi Publike, dr. Sergei Koryak.

Trajnimi do të fillojë më 31 gusht 2009, ndërsa implementimin e tij do të bëjë Asociacioni i  Mjekëve Familjarë të Kosovës (AMFK).

Në kuadër të këtij trajnimi që do të sponsorizohet nga OBSH dhe që do të zhvillohet në bashkëpunim me MSh-në dhe IKSHP-në, do të trajtohen çështjet e përgjithshme që kanë të bëjnë me Influenza A (H1N1), siç janë diagnostikimi i rasteve, menaxhimi klinik i tyre, komunikimi, legjislacioni, intervenimet jofarmaceutike, çështjet etike në trajtimin e rasteve të Gripit A H1N1 dhe tema të tjera, ndërsa pjesëmarrës në të, do të jenë epidemiologë, mikrobiologë, infektologë dhe ekspertë të tjerë të fushave të shëndetësisë publike.

Trajnimi do të zhvillohet në dy nivele: I pari ka të bëjë me trajnimin e 36 trajnerëve nga mjekët familjarë, ndërsa niveli i dytë -përcjellja e praktikave të fituara nga këta trajnerë te mjekët e tjerë familjarë të Kosovës.

Share/Save/Bookmark
 
Banner