Please update your Flash Player to view content.
 
Home
Print E-mail

Në Gjilan përurohet nesër Projekti i instalimit të Oksigjenit qendror

Tuesday, 13 October 2009 09:53
Translation is on process....

Njoftim

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi,  me bashkëpunëtorë do të marr pjesë nesër në përurimin e Projektit të instalimit të oksigjenit qendror në Spitalin Rajonal të Gjilanit, projekt ky i Ministrisë së Shëndetësisë.

Instalimi i oksigjenit qendror bëhet në repartin e Pediatrisë, Psikiatrisë dhe Neurologjisë në kuadër të SR të Gjilanit.

Po nesër, në këtë spital përurohet edhe projekti i asfaltimit të rrugëve, trotuareve dhe parkingjeve të këtij spitali, ndërkohë që bëhet edhe fillimi i punimeve të projektit të rinovimit të Departamentit të Nënës dhe Fëmijës, projekt ky i sponsorizuar nga Komisioni Evropian.



Me përurimin e projektit të instalimit të oksigjenit qendror, Spitali Rajonal I Gjilanit përmbyll me sukses projektet kapitale për vitin 2009.

Dy projektet e para, ai i instalimit të oksigjenit qendror dhe i asfaltimit të rrugëve e trotuareve dhe rregullimit të parkingjeve, kanë kushtuar nga 100 mijë euro (200.000 të dy së bashku), ndërsa Komuna e Gjilanit ka participuar në projektin e dytë me 30 mijë euro, derisa MSh ka investuar 50 mijë euro të tjera në servisimin e aparaturës dhe 29 mijë euro në mirëmbajtjen e spitalit.

Investimet në Spitalin Rajonal të Gjilanit për këtë vit në total kanë qenë 279.000 euro, ndërkohë që spitali ka realizuar vetë edhe disa projekte të tjera si kulmin e Repartit të Infektivës, sanimin e gjendjes së oksigjenit qendror pas stuhisë së breshrit, sigurimi i një automjeti për nevoja të mirëmbajtjes së spitalit dhe hapësirave të tij, etj.
 

Përurimi i projekteve do të bëhet nesër, më 14. 10. 2009, në orën 13:00 në Gjilan.
 

Ftohen mediat ta përcjellin këtë aktivitet!

 

Share/Save/Bookmark
 
Banner