Please update your Flash Player to view content.
 
Home
Print E-mail

Ministri Gashi priti radiologun amerikan Richard Hirsh

Thursday, 15 October 2009 16:27
Translation is on process....

 

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi , priti sot radiologun e njohur amerikan nga Ohajo (SHBA), Richard Hirsh, i cili me ekipin e tij po qëndron në një mision vëzhgimi dhe vlerësimi dy ditor të spitaleve multiple në Kosovë, të cilat kanë potencial të madh për të pranuar projektin e mësimdhënies së mamografisë në të ardhmen.

Në përbërje të ekipit të Richard Hirsh janë edhe Tracey Erb, Rober Milcev dhe Branko Ganter, të cilët gjatë këtij misioni dy ditor do të bëjë vlerësimin e mundësive të trajnimit të radiologëve kosovarë në leximin e mamografive dhe teknikave në procesin e procedimit të filmave rëntgenologjikë.



Ministri Gashi e ka njoftuar radiologun e njohur amerikan dhe ekipin e tij me potencialet që ka aktualisht Kosova në fushën e Radiologjisë  dhe Onkologjisë, ndërsa ka theksuar se kjo vizitë po realizohet në kohën e duhur, pikërisht kur po finalizohet procesi i radioterapisë në Kosovë dhe në muajin e sensibilizimit të luftës kundër kancerit.

Ministri i ka dhënë mbështetje projektit të aftësimit të radiologëve kosovarë në bashkëpunim me ekipin dhe vullnetarët e radiologut Hirsh dhe ka siguruar se Ministria e Shëndetësisë ka shumëfishuar angazhimin në trajtimin e sëmundjes së kancerit, duke rritur për disa milionë buxhetin për blerjen e citostatikëve, nga 330 mijë euro vjet, në mbi 4 milionë sivjet.

Richard Hirsh nga ana e tij ka shpjeguar se misioni dy ditor është një mision vlerësues, dhe varësisht prej asaj se si do të rrjedhë bashkëpunimi me radiologët kosovarë, gjasat janë që vitin tjetër të vazhdohet projekti i tij.

Ai ka premtuar mbështetjen e tij për profesionistët kosovarë në luftën kundër kancerit të gjirit, të cilin e quajti si armikun më të madh.

Hirsh me bashkëpunëtorë, sot ka zhvilluar takim edhe me Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Kristofer Dell, ka vizituar QKUK-në, Spitalin e Ferizajt dhe të Mitrovicës, kurse nesër do të qëndrojë në spitalet rajonale të Pejës, Gjakovës e Prizrenit, për ta përmbyllur kështu vizitën e tij në Kosovë.

Share/Save/Bookmark
 
Banner