Please update your Flash Player to view content.
 
Home
Print E-mail

Ministria e Shëndetësisë e inkurajuar me fillimin e zbatimit të Ligjit për barnat narkotike

Wednesday, 21 October 2009 09:22
Translation is on process....

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës është e inkurajuar nga fakti se profesionistët shëndetësor të vendit kanë filluar që ta implementojnë Ligjin për barnat narkotike , substancat psikotrope dhe prekursorë.

Në bazë të dhënave nga qendra të mjekësisë familjare të kryeqytetit, pacientët të cilët marrin barna narkotike, po kalojnë nëpër procedura të plotësimit të dokumentacionit adekuat mjekësor dhe barnat e tilla mund t’i marrin me recetë mjekësore,  sikur kërkohet edhe në Ligjin për Produkte Medicinale dhe Pajisje Medicinale, ku dhënia e këtyre barnave jepet me recetë të përshkruar nga mjeku kompetent në dy kopje.



Ligji për barnat narkotike, substancat psikotrope dhe prekursorë rregullon prodhimin, qarkullimin me shumicë dhe pakicë, importin, eksportin,

kalimin tranzit, transportin, blerjen, furnizimin, shitjen, posedimin, konsumimin,

përdorimin dhe propagandimin e bimëve prej të cilave mund të përfitohen narkotikët, barnat narkotike, substancat psikotrope dhe prekursorët, ndërsa përmes Udhëzimit Administrativ është përcaktuar forma e recetave për narkotikët, kategoria e mjekëve të cilët kanë të drejtë t’i përshkruajnë këto substance  dhe mënyrat e përshkrimit të tyre.

Siç dihet, Ministria e Shëndetësisë kohë më parë ka filluar testimin e dokumentacionit unik shëndetësor në Prishtinë (QKMF, QMF nr. 4 dhe QMF nr. 5), ndërsa në shumë qendra të vendit, po vazhdojnë trajnimet për aftësimin e personelit mjekësor për përdorimin e këtij dokumentacioni, i cili pritet që në fillim të vitit që vjen të implementohet në të gjitha institucionet shëndetësore të vendit, në të tri nivelet.

Përmes këtij testimi në të njëjtën kohë do të sigurohen informata kthyese që do të shërbejnë për përmirësimet eventuale të dokumentacionit dhe do të sigurojnë bazën e të dhënave për numrin e përdoruesve të substancave narkotike dhe kategorive të tjera.

 

Share/Save/Bookmark
 
Banner