Të shtunën në Mitrovicë, organizohet “Ecja…” kundër kancerit
Thursday, 22 October 2009 12:36
Translation is on process....Në Ecjen Vjetore kundër kancerit të gjirit, të organizuar nga BBCI, në bashkëpunim me CBM, do të marrë pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi, do të marrë pjesë të shtunën, më 24 tetor, duke filluar në ora 12:00 në Mitrovicë në Ecjen Vjetore të Kosovës për vetëdijesimin ndaj Kancerit të Gjirit (IBKGJ). Ky aktivitet është i organizuar nga Iniciativa Ballkanike për luftimin e Kancerit te Gjirit apo Balkans Breast Cancer Initiative (BBCI), në bashkëpunim me Community Building Mitrovica (CBM). BBCI është iniciuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe ka gjetur përkrahjen e USAID-it, mjekëve të njohur kosovarë, OJQ-ve kosovare, duke përfshirë këtu edhe OJQ-në e parë ne Kosovë që merret me sensibilizimin kundër kancerit “Jeta-Vita”, e cila për qëllim të vetëm ka ngritjen e vetëdijes së shoqërisë ndaj kancerit të gjirit dhe zbulimin e hershëm të tij. Ecja që organizohet të shtunën, është e dyta që mbahet në Kosovë, pasi e njëjta gjë ishte bërë edhe një vit më parë. Krahas ecjes që nis në sheshin “Nënë Tereza” dhe që do të zgjas një orë, aktivistët e BBCI dhe CMB do të shpërndajnë edhe materiale sensibilizuese si broshura me porosi se si të bëhet vetekzaminimi i gjirit te femrat, broshura rreth shëndetit të gruas dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjiri. Moto e kësaj fushate është : “Zbulimi i hershëm = Mbijetesë” “Ecja… “, e cila do të vazhdojë edhe viteve të tjera, ka për qëllim që të rris vetëdijen ndaj sëmundjes së Kancerit të gjirit! Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë, në kuadër të angazhimeve të saj për tretman së më korrekt të prekurve nga kanceri, ka rritur sivjet buxhetin për citostatikë, nga 300 mijë euro sa kishte vjet në dispozicion, në 4 milionë euro për këtë viti.
|
Main MenuDepartmentsProjektetSpitalet RajonaleGripiAbout MinistryProfesionistëtVeprimtaria private |
Albanian - AL
Serbian (Latin)


