Friday, 23 October 2009 10:55
Translation is on process....
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi, priti sot Ambasadoren e Republikës së Çekisë në Kosovë, Jana Hrebickova, zëvendësin e saj, Jan Pleshinger, dhe një delegacion të ekspertëve mjekësor të Çekisë.
Në këtë takim është biseduar për bashëkpunimin në shëndetësi midis dy shteteve.
Ministri Gashi i ka dhënë mbështetje bashkëpunimit ndërshtetëror në shëndetësi, por ka kërkuar që kjo çështje të shkojë ekskluzivisht përmes kanaleve të qarta zyrtare dhe institucionale.
Ministri ka theksuar se dy shtetet kanë shumë fusha në të cilat mund të bashkëpunojnë në shëndetësi, ndërsa ka theksuar se Ministria i ka hapur rrugë bashkëpunimit edhe midis sektorëve në kuadër të Ligjit të partneritetit publiko-privat.
Ambasadorja Hrebickova ka vlerësuar se bashkëpunimi do të mund të promovohej me shkëmbim të vizuitave të ministrave, ekspertëve dhe arritjen dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit, gjithnjë duke respektuar rrugët e bashkëpunimit institucional ndërshtetëror.
Në këtë takim ka qenë edhe një grup i ekspertëve mjekësor të Republikës së Çekisë, të cilët kanë paraparë zhvillimin e një projekt dy fazash për mjekët e QKUK-së, kryesisht të Emergjencës dhe Radiologjisë.
Ky projekt, sipas menaxherit të tij, z. Çinik, do të shkojë në dy faza, e para që lidhet me donacione konkrete për QKUK-në, në vlerë mbi 2 milionë euro dhe e dyta me trajnimet e disa grupeve të mjekëve kosovarë në Çeki, në Fakultetin Nemocnice Kralevske Vinohrady në Pragë.
Ky takim vjen disa ditë, pasi ministri Gashi dhe Ambasadorja Hrebickova, kishin biseduar për të hapur bashkëpunimin konkret midis dy shteteve në shëndetësi.
