Ministria e Shëndetësisë punësoi për tre ditë Persona me Aftësi të Kufizuara
Friday, 23 October 2009 10:59
Translation is on process....
Njësia për të Drejtat e Njeriut në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, me rastin e Javës së personave me aftësi të kufizuara, ka punësuar për tre ditë, tre persona me aftësi të kufizuara në një profesion që u përshtatet interesave të tyre për zhvillimin e karrierës në të ardhmen.
Nexhmije Demiri, Avni Kurshumlija dhe Armend Ademi, kanë qëndruar për tre ditë radhazi në Ministrinë e Shëndetësisë gjatë këtij punësimi tre ditor dhe secili prej tyre, ka marrë nga 20 euro në ditë për punën që kanë bërë. Ata janë ndarë shumë të kënaqur me bashkëpunimin që u është ofruar në Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa Nazmije Kajtazi, Koordinatore e Njësisë së të Drejtave të Njeriut në MSH, ka theksuar se me këtë aktivitet, MSH bën një prej hapave të rëndësishëm në krijimin e mundësive që personat me aftësi të kufizuara, të jenë pjesëtarë aktiv dhe të pavarur në të gjitha fushat e jetës në Kosovë. MSH, në kuadër të legjislacionit aktual, ofron shërbime pa pagesë në institucionet publike shëndetësore të vendit për këtë kategori shoqërore.
|
Main MenuDepartmentsProjektetSpitalet RajonaleGripiAbout MinistryProfesionistëtVeprimtaria private |
Albanian - AL
Serbian (Latin)


