Please update your Flash Player to view content.
 
Home
Print E-mail

Takime intensive për realizimin konkret të marrëveshjes Kosovë-Turqi në shëndetësi

Tuesday, 27 October 2009 12:08
Translation is on process....
 

 

Delegacioni i lartë i ekspertëve të shëndetësisë nga Republika e Turqisë, të kryesuar nga dr. Ali Kemal Guler, koordinator i bashkëpunimit shëndetësor kosovaro-turk dhe zëvendësdrejtor gjeneral në Ministrinë e Shëndetësisë të Turqisë, ka vazhduar edhe dje aktivitet e veta në Kosovë, në konkretizim të hapave për realizimin praktik të marrëveshjes së nënshkruar kohë më parë në Ankara midis ministrit Alush Gashi dhe homologut të tij turk, Rexhep Agdag.

Në këtë kuadër, ky delegacion është pritur sot nga Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi.

Ministri Gashi ka theksuar se marrëveshja i ka hapur rrugë një bashkëpunimi konkret midis dy shteteve, ndërsa ka theksuar se nevojat e Kosovës në këtë fazë janë që ekspertët turq të ndihmojnë kolegët e tyre kosovarë në fushën e Radioterapisë, Onkologjisë, Kardiokirurgjisë, Kardiologjisë Invazive dhe Neurokirurgjisë.

Palët në këtë takim janë pajtuar që bashkëpunimi i mëtejme të shkoj përmes kontakteve të drejtpërdrejta midis ekipeve profesionale nga Turqia e Kosovë për fushat e veçanta të bashkëpunimit, i cili pritet të startojë në lëmitë deficitare mjekësore në Kosovë.

Delegacioni turk, do të njihet gjatë vizitës në Kosovë me nevojat konkrete të qendrave shëndetësore të Kosovës dhe ditëve që vijnë, ekipet e ekspertëve do ta materializojnë bashkëpunimin në shëndetësi.

 
Share/Save/Bookmark
 
Banner