Nisen për trajnim në Çeki një grup i mjekëve dhe motrave të QKUK-së
Wednesday, 28 October 2009 07:06
Translation is on process....
Nesër në ora 8:45, grupi i parë i mjekëve dhe infermierëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, do nisen për trajnim dy javor në Çeki. Trajnimi i tyre do të mundësohet në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar më 16.12.2008, ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Çekisë, përkatësisht marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe Fakultetit Nemocnicne Vinhoradly të Çekisë.
Në trajnim do shkojnë 15 punëtorë shëndetësorë, 2 mjekë gastroentereolog- endoskop, 2 infermiere instrumentare në sallat e operacionit, 2 infermiere të Njësisë së Kardiologjisë në Qendrën Emergjente, 2 anesteziolog, 2 specialistë të emergjencës, 2 kirurg laporaskop, 1 infermier nga Mjekimi Intensiv dhe 1 infermiere nga shërbimi i Endoskopisë dhe 1 infermiere nga shërbimi i Emergjencës. Në fazën e parë është realizuar donacioni i pajisjeve dhe materialit shpenzues për nevojat e Qendrës Emergjente dhe Mjekimit Intensiv. Janë dhuruar aparate të anestezionit , laparaskop, gastroskop, autoambulancë moderne e kompletuar dhe një sasi e materialit shpenzues.
|
Main MenuDepartmentsProjektetSpitalet RajonaleGripiAbout MinistryProfesionistëtVeprimtaria private |
Albanian - AL
Serbian (Latin)


