Please update your Flash Player to view content.
 
Home
Print E-mail

Ministri Gashi nënshkroi Udhëzimin Administrativ për kontrollin e cilësisë së barnave

Friday, 30 October 2009 14:49
Translation is on process....
 
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi, nënshkroi sot Udhëzimin Administrativ nr. 11/2009 mbi kontrollin e cilësisë së produkteve medicinale të plasuara në Republikën e Kosovës.

Ky Udhëzim Administrativ ka për qëllim sigurimin e një baze rregullative  për kontrollin e kualitetit të produkteve medicinale në Kosovë.

Udhëzimi Administrativ përcakton autoritetin kompetent, procedurën, karakterin dhe kushtet për kontrollin e cilësisë së produkteve mjekësore të plasuara në Republikën e Kosovës.

Me këtë Udhëzim Administrativ përcaktohet mënyra e kontrollit të cilësisë së produktit si dhe mënyra e regjistrimit të procedurave të kontrollit të cilësisë.

Me këtë UA vihet ligjshmëria për herë të parë në kontrollin e cilësisë së barnave.

Ky udhëzim administrativ, së bashku me Udhëzimin Administrativ për Inspektoratin Farmaceutik, UA për Banderolat, UA për recetat, të gjitha të aprovuara gjatë këtij viti si dhe udhëzimet administrative paraprake, përbëjnë edhe një hap para në monitorimin dhe kontrollin e tregut farmaceutik në Republikën e Kosovës.


 

Share/Save/Bookmark
 
Banner