Please update your Flash Player to view content.
 
Home
Print E-mail

Dita Evropiane e Vetedijesimit per Antibiotike

Tuesday, 17 November 2009 10:28
Translation is on process....

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) bashkë më autoritetet shëndetësore të Bashkimit Evropian, ka inicuar nismën Dita Evropiane e Vetëdijësimit për Antibiotikë.  Kjo është nismë evropiane e shëndetit publik që shënohet çdo vit me datën 18 nëntor.

Për këtë vit, Dita Evropiane e Vetëdijësimit për Antibiotikë fokusohet në rolin e mjekëve të kujdesit parësor, për promovimin e përdorimit të drejtë të antibiotikëve dhe për informimin e pacientëve lidhur me rezistencën antibiotike dhe rreziqet e tjera, të cilat e përcjellin shpërdorimin e antibiotikëve.

Për këtë qëllim, nesër më 18. 11. 2009, në orën 12: 00, në Ministrinë e Shëndetësisë organizohet një Konferencë për Media, kushtuar Ditës Evropiane të Vetëdijesimit për Antibititikë.

Në konferencë do të flasin:

Dr. Mybera Mustafa, zëvendësministre e Shëndetësisë;

Dr. Lul Raka, koordinator i bashkëpunimit me Qendrën Evropiane për Kontrollin dhe parandalimin e Sëmundjeve (ECDC).

Të bashkëngjitur në atachment keni edhe:

-Letren mbështetesë të kësaj nisme evropiane të nënshkruar nga Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi, Komisionerja e Shëndetësisë e Komisionit Evropiane, Androulla Vassiliou dhe Drejtoresha e ECDC, Zsuzanna Jakab.

-Materiale informuese lidhur me përdorimin e drejtë të antibiotikëve.

Share/Save/Bookmark
 
Banner