Turqia ndau donacion 5000 doza të vaksinës kundër Gripit A H1N1 për Kosovën
Thursday, 19 November 2009 09:33
Translation is on process....Këto vaksina do të dërgohen gjatë ditës së sotme në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Ankara
Qeveria e Republikës së Turqisë ka ndarë donacion 5000 doza të vaksinës kundër Gripit të ri pandemik A H1N1 për Republikën e Kosovës. Këto vaksina do të dërgohen gjatë ditës së sotme në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Ankara, kurse ditëve në vijim, ato do të sillen në Kosovë. Ky donacion i Republikës së Turqisë për Kosovën ka një rëndësi të veçantë, pasi vaksinat e ndara për Kosovën, janë pjesë e kontigjentit që Republika e Turqisë i ka blerë për qytetarët e saj. Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës i shpreh falënderim të veçantë Republikës së Turqisë për këtë përkrahje shumë domethënëse, ndërkohë që zotohet se bashkëpunimi ndërshtetëror në fushën e shëndetësisë midis dy shteteve do të vjen duke u thelluar.
|
Main MenuDepartmentsProjektetSpitalet RajonaleGripiAbout MinistryProfesionistëtVeprimtaria private |
Albanian - AL
Serbian (Latin)


