Please update your Flash Player to view content.
 
Home
Print E-mail

Telekonferencë lidhur me Gripin A H1N1

Friday, 20 November 2009 07:02
Translation is on process....

 


Organizuar nga Banka Botërore, sot në Prishtinë, është mbajtur një trajnim në formën e telekonferencës me temën Komunikimi dhe zvogëlimi i rrezikut në situatën e pandemisë së Gripit A H1N1.

Ky ishte sesioni i katërt i radhës i Bankës Botërore kushtuar përgjigjes ndaj pandemisë së Virusit A H1N1 për vendet e Evropës dhe Azisë Qendrore.

Në këtë telekonferencë, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve shëndetësore të Kosovës, të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, UNICEF-it dhe të Bankës Botërore,  ekspertë të kësaj të fundit për Strategji të komunikimit nga vende të ndryshme si Gary Fin, Amy Evans, Satya Sarkar, etj, kanë shpjeguar format më të mira të komunikimit në situate të rrezikut të lartë dhe të pandemisë së Gripit AH1N1.

Pjesëmarrësit nga Kosova, Shqipëria, Turqia, Serbia, Kraocia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Italia, Uzbekistani, Ukraina, Gjeorgjia, Bellorusia, Moldavia, Rusia, Kazakistani, Azerbajxhani, etj., kanë këmbyer përvojat e tyre dhe kanë ngritur çështje me interes për komunikimin në situate të pandemisë. 
Share/Save/Bookmark
 
Banner