Please update your Flash Player to view content.
 
Home
Print E-mail

Ministria e Shëndetësisë shton angazhimet rreth Gripit A H1N1

Saturday, 21 November 2009 17:36
Translation is on process....


Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Alush Gashi ka zhvilluar sot një takim pune me Kryetarin e Komitetit Nacional për Sëmundje Ngjitëse në Kosovë, Isuf Dedushaj, kryetarin e Shoqatës së Infektologëve të Kosovës, Salih Ahmeti, dhe drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani.

Në këtë takim është folur për planin e vaksinimit të popullatës kosovare me vaksinat e Gripit A H1N1 dhe vaksinat e Gripit sezonal si dhe zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve mjekësore për një triazhim të drejtë të më shumë rasteve nëse paraqiten me grip.

Ministri Gashi ka kërkuar që institucionet të cilat i përfaqësojnë bashkëbiseduesit të japin nga vetja maksimumin, në mënyrë që situatë epidemiologjike të jetë në kontroll të plotë, të prekurit nga gripi të trajtohen në mënyrë korrekte dhe të ngrihet niveli i raportimit rreth gjendjes në terren.

Në këtë takim, u theksua se që javën që vjen mund të fillohet me vaksinimin e punonjësve shëndetësor me vaksinat e  Gripit A H1N1, derisa u vlerësuar si shumë pozitiv fakti që Ministria ka rritur sivjet numrin e vaksinave kundër gripit sezonal nga 12.000 më 2008, në 20.000 sivjet, derisa 20.000 të tjera do të blihen shumë shpejt dhe do t’i shpërndahen popullatës.

Gjithashtu, është vlerësuar se për këtë fazë, blerja e gjysmë milioni vaksina kundër gripit A H1N1 do të ishte e mjaftueshme.
Share/Save/Bookmark
 
Banner