Please update your Flash Player to view content.
 
Home
Print E-mail

Konfirmohet rasti i dytë i vdekjes nga virusi A H1N1 në Kosovë

Saturday, 21 November 2009 17:40
Translation is on process....

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se në Kosovë është shënuar rasti i dytë i vdekjes së një pacienti tek i cili ishte konfirmuar prania e virusit të ri pandemik A H1N1.

Pacientja me inicialet H. H. (1984), ka vdekur sot në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Pacientja ishte hospitalizuar më 18. 11. 2009 në orët e pasdites në Klinikën Infektive, derisa tetë ditët para se të vinte në Klinikë ishte trajtuar në mënyrë ambulantorike nga mjekët në Prizren.

Dr. Shemsedin Dreshaj, drejtor i Klinikës Infektive shpjegon se, e sëmura në Klinikën Infektive ka ardhur në gjendje të rëndë klinike, me shenja të insuficiencës kardiorespiratore, me pleuropneumoni të anës së majtë dhe pneumoni të anës së djathtë.



E sëmura tërë kohën ka qenë e trajtuar me Tamiflu, antibiotikë, kortizonikë, oksigjenoterapi, plus terapi tjetër mbështetëse.

Pacientja të enjten pas mesnatës, për shkak të përkeqësimit kontinual të gjendjes është intubuar dhe është vendosur në respirator në Klinikën Infektive.

Përkundër terapisë së lartshënuar, gjendja e të sëmurës në mënyrë të përnjëhershme përkeqësohet të shtunën dhe në orën e 9 e 50 minuta përfundon më vdekje me tablo klinike të një insuficiencë akute kardiorespiratore.

Ministria e Shëndetësisë dhe mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve që të lajmërohen te mjeku familjar sapo të vërejnë shenja të dyshimta të gripit, sepse paraqitje me vonesë e bën të diskutueshëm mjekimin e plotë të rasteve të rënda.

Ministria ngushëllon familjen e viktimës dhe u bën apel qytetarëve që të shtojnë vigjilencën dhe të zbatojnë masat preventive kundër Gripit.

Share/Save/Bookmark
 
Banner