Ministri Gashi kërkon që shtetet e BE-së ta ndihmojnë Kosovën me pajisje shëndetësore
Monday, 23 November 2009 09:27
Translation is on process....Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi , i është drejtuar me një shkresë znj. Ingrid Johansson, shefe e Zyrës së Suedisë në Kosovë, përfaqësuese e Presidencës së Bashkimit Evropian për Kosovë, me të cilën ka kërkuar që shtetet e Bashkimit Evropian ta ndihmojnë Kosovën në sigurimin e pajisjeve të reja për institucionet publike shëndetësore.
“Ju drejtohemi me kërkesë që të merrni në konsideratë eksplorimin e mundësive të mbështetjes financiare nga shtetet e Bashkimit Evropian për Sigurimin e Pajisjeve bashkëkohore për institucionet publike të vendit tonë, përmes donacioneve apo kredive”, thuhet në letrën që Ministri Gashi i ka dërguar znj. Johansson. Duke respektuar konstatimet e Raportit të Progresit për shëndetësi, ku ndër të tjera theksohet sfida që ka të bëjë me pajisjet e vjetërsuara në institucionet publike shëndetësore të Republikës së Kosovës, ministri Gashi, thekson se mundësitë buxhetore të shtetit të Kosovës nuk lejojnë sigurimin e pajisjeve cilësore bashkëkohore, prandaj për këtë arsye është kërkuar mbështetja e shteteve të BE-së, me qëllim që institucionet shëndetësore të Kosovës, të pajisen me pajisje të reja, me qëllim të ngritjes së kualitetit të shërbimeve shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë ka shqyrtuar me vëmendje konstatimet e raportit të Progresit për këtë fushë dhe mbetet e përkushtuar që sfidave të prezantuara në raport t’u qaset në mënyrën sa më profesionale për adresimin dhe zgjidhjen e tyre.
|
Main MenuDepartmentsProjektetSpitalet RajonaleGripiAbout MinistryProfesionistëtVeprimtaria private |
Albanian - AL
Serbian (Latin)


