IKSHP filloi shpërndarjen e vaksinës kundër Gripit A H1N1
Monday, 23 November 2009 13:49
Translation is on process....Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) ka filluar sot shpërndarjen e vaksinave kundër Gripit të ri pandemik A H1N1 (Focetria), të cilat një ditë ma parë, si donacion i Republikës së Turqisë kanë arritur në Kosovë.
IKSHP, në mbledhjen e sotme të Bordit ka rekomanduar që vaksina të jepet me prioritet për dy grupet më të rrezikuara: punëtorët shëndetësor dhe personat me sëmundje kronike (të indikuar nga mjeku klinicist). Vaksinat kanë filluar t’u shpërndahen institucioneve shëndetësore (sipas listës së planifikuar) dhe do të monitorohen nga epidemiologët e Institutit. Ndërkohë, IKSHP shpjegon se vaksina rekomandohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe EMEA (Agjensioni evropian për produkte medicinale) dhe Ministria e Shëndetësisë u kërkon institucioneve që të fillojnë me vaksinimin sipas kategorive të lartpërmendura.
|
Main MenuDepartmentsProjektetSpitalet RajonaleGripiAbout MinistryProfesionistëtVeprimtaria private |
Albanian - AL
Serbian (Latin)


