Ministri Gashi qëndroi për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe
Tuesday, 24 November 2009 14:12
Translation is on process....Me ftesë të autoriteteve të larta të Emirateve të Bashkuara Arabe, ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Alush Gashi, qëndroi për një vizitë një ditore në Abu Dabi. Gjatë kësaj vizite të realizuar ditën e hënë, ministri Gashi ka kërkuar nga autoritete e Emirateve të Bashkuara mbështetje financiare për pajisje për institucionet publike shëndetësore të Kosovës, për barna dhe materiale të tjera medicinale. Kërkesa e ministrit Gashi është pranuar nga autoritetet në Abu- Dabi, të cilat do t’i shqyrtojnë modalitetet e realizimit të kërkesës. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndihmuar pas luftës shëndetësinë kosovare ku ndër të tjera veçohet ndërtimi i Spitalit në Vushtrri, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës shpreh respektin dhe falënderimin e saj për përkrahjen nga autoritetet e këtij vendi. Ministria vlerëson se ndihma e këtij vendi do ta ndihmonte Kosovën në sigurimin e pajisjeve të reja në shëndetësi, pasi që një nga konstatimet e Raportit të Progresit për shëndetësi, thekson sfidën që ka të bëjë me pajisjet e vjetërsuara në institucionet publike shëndetësore të Republikës së Kosovës, dhe mundësitë buxhetore të shtetit të Kosovës nuk lejojnë sigurimin e pajisjeve cilësore bashkëkohore.
|
Main MenuDepartmentsProjektetSpitalet RajonaleGripiAbout MinistryProfesionistëtVeprimtaria private |
Albanian - AL
Serbian (Latin)


