Ministria e Shëndetësisë publikon Planin Strategjik të Kosovës për HIV/AIDS 2009 -2013
Monday, 30 November 2009 10:30
Translation is on process....![]() Me rastin e shënimit të ditës botërore të AIDS-it, Ministria Shëndetësisë në bashkëpunim me Ekipin e Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë do të publikojnë Planin Strategjik për HIV/AIDS 2009 -2013. Ministri i Shëndetësisë, z. Alush Gashi, Koordinatorja e Agjencive të Kombeve të Bashkuara, Znj. Osnat Lubrani dhe kryesuesja e Agjencive të Kombeve të Bashkuara për programin për HIV/AIDS, Doina Bologna , do të bëjnë hapjen e këtij aktivitetit ku do të prezantohet Planit strategjik. Ne shpresojmë që Ju do të bashkoheni me ne për të shënuar Ditën botërore të AIDS-it, nën mesazhin “e drejta për të jetuar i shëndoshë”, dhe kontribuoni në zhvillimin e një shoqërie të shëndoshë dhe pa AIDS. Përkrahja juaj është e pazëvendësueshme për t’i dhënë jehonë mesazhit të kësaj dite me qëllim ndërgjegjësimin e gjithë shoqërisë e në veçanti të rinjve, për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga AIDS, pandemi e shkaktuar nga virusi HIV. Publikimi i planit bëhet të martën, më 1 dhjetor, 2009, në orën 10 : 30 në Hotel “Victory” në Prishtinë. Bashkëngjitur në atachment, keni komunikatën me deklaratat e ministrit Gashi, dhe zonjës Lubrani, lidhur me lansimin e Planit Strategjik dhe Ditës Botërore kundër HIV/AIDS-it.
|
Main MenuDepartmentsProjektetSpitalet RajonaleGripiAbout MinistryProfesionistëtVeprimtaria private |
Albanian - AL
Serbian (Latin)



