Please update your Flash Player to view content.
 
Home
Print E-mail

Ministria e Shëndetësisë nxjerr Qarkoren Informative për banderolat e reja

Thursday, 03 December 2009 08:33
Translation is on process....

Data 31 janar 2010 caktohet si afat i fundit i vlefshmërisë, validitetit për posedimin dhe përdorimin e banderolës së kaltër “të vjetër” për Qarkulluesit Farmaceutikë me Shumicë, të licencuar pranë AKPM-së, kurse data 31 mars 2010 për Qarkulluesit Farmaceutikë me Pakicë
 

Bazuar në Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale, në Udhëzimin Administrativ 08/2009, në Udhëzimin Administrativ 09/2009, në konkluzionet e takimit me Agjensionin Kosovar për Produkte Medicinale (AKPM), Shoqatën e Distributorëve Farmaceutikë dhe Medicinal të Kosovës dhe Shoqatën e Farmacistëve të Kosovës, dhe me qëllim të implementimit të ligjshëmërisë, Inspektorati Shëndetësor për Produkte dhe Pajisje Medicinale i MSH-së ka nxjerrë Qarkoren Informative 1/2009 me të cilën përcaktohet afati i vlefshmërisë së banderolës së kaltër për Qarkulluesit Farmaceutikë me Shumicë, të licencuar pranë AKPM.



Me këtë Qarkore, data 31 janar 2010 caktohet si afat i fundit i vlefshmërisë, validitetit për posedimin dhe përdorimin e banderolës së kaltër “të vjetër” për Qarkulluesit Farmaceutikë me Shumicë, të licencuar pranë AKPM-së.

Data 31 mars 2010 ndërkaq, caktohet si afat i fundit i vlefshmërisë, validitetit për posedimin dhe përdorimin e banderolës së kaltër “të vjëtër” për Qarkulluesit Farmaceutikë me Pakicë, të licencuar pranë AKPM-së.

Nxjerrja e kësaj qarkoreje bëhet pasi paraprakisht gjatë këtij viti është arritur marrëveshja që në banderolat e reja të ketë hapësirë për të dhënat e produktit medicinal, prodhuesin, importuesin, numrin serik si dhe çmimin e barit. Me këto të dhëna në banderolat e reja eliminohet mundësia e vendosjes nga një produkt në tjetrin dhe pacienti mbrohet nga ndryshimet e mëdha të çmimit për produktet e njëjta të qarkulluesit e ndryshëm farmaceutik.

Në këtë Qarkore Informative janë udhëzimet shtesë mbi implementimin e saj, ku saktësohet se çfarë procedurash duhet të ndjekin Qarkulluesit Farmaceutikë me shumicë dhe ata me pakicë prej dhjetorit 2009 deri në mars 2010 për të marrë banderolat e reja.

 

 

Share/Save/Bookmark
 
Banner