Please update your Flash Player to view content.
 
Home
Print E-mail

Në Prishtinë mbahet nesër videokonferencë për Gripin AH1N1

Thursday, 03 December 2009 09:38
Translation is on process....

Në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës në Prishtinë, do të mbahet nesër një takim profesional në formën e video-konferencës, ku do të diskutohet për menaxhimin klinik të rasteve të Gripit pandemik A H1N1.

Në këtë takim, do të jetë i pranishëm edhe Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, ndërsa profesionistët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe të spitaleve rajonale, do të dëgjojnë nga ekspertë të angazhuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) për përvojat e tyre në trajtimin klinik të rasteve të A H1N1.



Video-konferenca do të jetë një lidhje e drejtpërdrejt e Prishtinës me Danimarkën, Britaninë e Madhe dhe Italinë, për të këmbyer me klinicistët e këtyre shteteve përvojat rreth trajtimit të rasteve të A H1N1.

Videokonferenca zhvillohet në mënyrë interaktive dhe ajo është një rast i mirë që klinicistët kosovarë të shohin si kanë menaxhuar me rastet e A H1N1 ekspertët e Italisë dhe të Britanisë së Madhe, vende këto që kanë pasur një numër të madh të rasteve me A H1N1.

Videokonferenca zhvillohet në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës në QKUK në intervalin kohor prej orës 12:00 deri në orën 14:00.


Mediat janë të mirëpritura që ta përcjellin këtë aktivitet!

 

Share/Save/Bookmark
 
Banner