Please update your Flash Player to view content.
 
Home
Print E-mail

Takim me donatorët në Ministrinë e Shëndetësisë

Friday, 04 December 2009 07:01
Translation is on process....


Nën kryesimin e Sekretarit Permanent të Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, Haxhi Kamberi, sot në këtë ministri është mbajtur një takim me donatorët.

Takimi është vazhdimësi e takimeve të forumeve sektoriale të parapara pas Konferencës së Donatorëve për Kosovën dhe është mbajtur në koordinim me Agjencionin për Koordinimin e Zhvillimit dhe Integrimeve Evropiane në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, para donatorëve kanë prezantuar një listë të prioriteteve për këtë fushë dhe në kuadër të koordinimit të aktiviteteve është arritur pajtueshmëria që MSh t’u prezantojë donatorëve një plan të punës për realizimin e donacioneve nga jashtë në sektorët relevantë shëndetësor në përputhje të plotë edhe me Strategjinë Sektoriale të Shëndetësisë .

Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Komisionit Evropian, USAID-it, Qeverisë së Luksemburgut, Francës, TIKA-s turke, Fondit Global dhe donatorëve të tjerë, të cilët kanë shprehur interesimin që donacionet e tyre në shëndetësi t’i orientojnë sipas prioriteteve në pajtim me Planin e veprimit, i cili donatorëve do t’u prezantohet në fillim të vitit tjetër nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.


 

 

Share/Save/Bookmark
 
Banner