Ekspertët e OBSH-së nisin të hënën një mision rreth AH1N1 në Kosovë
Thursday, 10 December 2009 09:47
Translation is on process....Sipas kërkesës së Ministrit të Shëndetësisë, Alush Gashi për drejtuesin e OBSH-së, ekspertët e kësaj organizate nga Dublini i Irlandës (WHO, STC, Mater Hospital): Dr. Brian Marsh, specialist në kujdesin intensiv dhe Andrew Kennedy, bio-inxhinier, do të nisin të hënën në Kosovë realizimin e një misioni sa i përket menaxhimit klinik të Pandemisë së virusit A H1N1.
Nën mbikëqyrjen e Zyrës së OBSH-së në Kosovë dhe në bashkëpunim me autoritetet kosovare vendimmarrëse, ata, do të analizojnë aspektet lidhur me politikën e menaxhimit klinik dhe udhëzimeve teknike rreth rasteve të gripit AH1N1 në Kosovë. Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, ekspertët e OBSH-së me personelin shëndetësor kosovar në objektet e përzgjedhura të kujdesit shëndetësor, si në Prishtinë dhe në nivel rajonal, veçanërisht në rajonet ku ka më shumë raste të gripit të ri pandemik A H1N1, do të diskutojnë për qasjen klinike ndaj këtyre rasteve dhe do të jepen udhëzime dhe rekomandime të ndryshme lidhur me menaxhimin klinik të këtyre rasteve, përfshirë edhe menaxhimin në njësitë e kujdesit intensiv, përdorimin e antiviralëve , oksigjeno-terapisë, përdorimin e lëngjeve, sedativëve, antibiotikëve, etj. Në fund të misionit, pritet që ekspertët e OBSH-së, të shqyrtojnë bashkë me kolegët e tyre kosovarë opsionet e ndryshme për të përmirësuar kapacitetin në rritje në nivel spitalor, duke pasur parasysh edhe përvojat nga vende të tjera dhe brenda dy javësh pastaj nga përfundimi i misionit, ata do t’i paraqesin raportin misionit të Zyrës së OBSh-së në Prishtinë.
|
Main MenuDepartmentsProjektetSpitalet RajonaleGripiAbout MinistryProfesionistëtVeprimtaria private |
Albanian - AL
Serbian (Latin)


