Please update your Flash Player to view content.
 
Home
Print E-mail

Ministri Gashi takoi ekspertët e OBSH-së që nisën misionin në Kosovë

Monday, 14 December 2009 10:16
Translation is on process....

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi, priti sot dy ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë nga nga Dublini i Irlandës (WHO, STC, Mater Hospital): Dr.  Brian Marsh, specialist në kujdesin intensiv dhe Andrew Kennedy, bio-inxhinier,  të cilët nisën sot në Kosovë një misioni vlerësimi  sa i përket menaxhimit klinik të Pandemisë së virusit A H1N1.

Ministri Gashi i ka falënderuar ekspertët e OBSh-së për gatishmërinë e tyre që të vijnë në Kosovë për të analizuar aspektet lidhur me politikën e menaxhimit klinik dhe udhëzimeve teknike rreth rasteve të gripit AH1N1 në Kosovë.

 

Ministri ka kërkuar nga ekspertët e OBSH-së, që gjatë misionit të tyre në Kosovë, të angazhohen për vlerësimin e mënyrës së trajtimit klinik të rasteve të rënda klinikë me A H1N1 në Kosovë, mënyrat e distribuimit të respiratorëve dhe nevojat për ta,  si dhe çështjen e vaksinimit për çka ka kërkuar nga OBSH-ja që të ndihmojnë Kosovën me sjelljen sa më parë të dozave të zotuara.

Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, ekspertët e OBSH-së me personelin shëndetësor kosovar në objektet e përzgjedhura të kujdesit shëndetësor, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në Spitalin Rajonal të Pejës, Gjakovës e Prizrenit, do të analizojnë dhe diskutojnë për qasjen klinike ndaj këtyre rasteve dhe do të jepen udhëzime dhe rekomandime të ndryshme lidhur me menaxhimin klinik të  tyre, përfshirë edhe menaxhimin në njësitë e kujdesit intensiv, përdorimin e antiviralëve , oksigjeno-terapisë, përdorimin e lëngjeve, sedativëve, antibiotikëve, etj.

Në fund të misionit tre ditor në Kosovë, ekspertët e OBSH-së, do të shqyrtojnë bashkë me kolegët e tyre kosovarë opsionet e ndryshme për të përmirësuar kapacitetin në rritje në nivel spitalor, duke pasur parasysh edhe përvojat nga vende të tjera, do të japin disa vlerësime preliminare për atë se çfarë kanë vërejtur në Kosovë rreth A H1N1 dhe pas dy javësh nga përfundimi i misionit, ata do t’i paraqesin raportin misionit të Zyrës së OBSh-së në Prishtinë.

Në takimin me ekspertët e OBSh-së, përveç Ministrit dhe kabinetit të tij,  Sekretarit permanent Haxhi Kamberi, kanë marrë pjesë edhe kryetari shefi i OBSH-së në Kosovë, Skënder Syla, kryetari i Komitetit për Sëmundje Ngjitëse Jusuf Dedushaj dhe kryetari i Shoqatës së Infektologëve të Kosovës, Sali Ahmeti.

 

 

Share/Save/Bookmark
 
Banner