Please update your Flash Player to view content.
 
Home
Print E-mail

Ekspertët e OBSh prezantojnë vlerësimin e menaxhimit të gripit

Wednesday, 16 December 2009 23:27
Translation is on process....

Dr. Marsh ka vlerësuar lartë punën e ekspertëve shëndetësorë të cilët i kanë zbatuar me përpikëri rekomandimet mbi trajtimin klinik të dhëna nga OBSh.

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi, sot mori pjesë në prezantimin e ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) Dr.  Brian Marsh, specialist në kujdesin intensiv dhe Andrew Kennedy, bio-inxhinier, pas analizës treditore të qasjes dhe veprimeve të punonjësve shëndetësorë të vendit tonë gjatë menaxhimit klinik të pacientëve me Gripin A H1N1.

Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, ekspertët e OBSH-së me personelin shëndetësor kosovar në objektet e përzgjedhura të kujdesit shëndetësor, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në Spitalin Rajonal të Pejës dhe Gjakovës kanë analizuar dhe diskutuar për qasjen klinike ndaj rasteve të gripit A H1N1, duke dhënë udhëzime dhe rekomandime lidhur me menaxhimin klinik të  tyre, përfshirë edhe menaxhimin në njësitë e kujdesit intensiv, përdorimin e antiviralëve, oksigjeno-terapisë, përdorimin e lëngjeve, sedativëve, antibiotikëve, etj.

Një nga vështirësitë kryesore gjatë ekspozesë ishte lajmërimi i vonshëm i rasteve (zonat rurale), mungesë e servisimin të pajisjeve të caktuara dhe respiratorëve si dhe higjiena për pacientët veç e veç.

Dr. Marsh ka vlerësuar lartë zbatimin me përpikëri të udhëzimeve mbi trajtimin klinik të dhëna nga OBSh duke sugjeruar edhe ratifikimin e udhëzuesve klinik shtesë.

Në veçanti këta ekspertë kanë lavdëruar profesionalizmin dhe përkushtimin e të gjithë punëtorëve shëndetësorë, kudo që kanë zhvilluar vizita.

Ministri Gashi i ka falënderuar ekspertët e OBSh-së për gatishmërinë e tyre që të vijnë në Kosovë për të analizuar aspektet lidhur me politikën e menaxhimit klinik dhe udhëzimeve teknike rreth rasteve të gripit AH1N1 në Kosovë duke thënë se kjo paraqitje është impresive për shumë aspekte duke garantuar se të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e dhëna në këtë raport do të implementohen.

Raporti i ekspertëve të OBSH-së, do të shqyrtohet në detaje nga institucionet tona duke përmirësuar kapacitetin në rritje në nivelin spitalor, konform përvojave nga vendet tjera.

Pritet që pas dy javësh Raporti i finalizuar do të paraqitet pranë misionit të Zyrës së OBSh-së në Prishtinë.

Share/Save/Bookmark
 
Banner