Please update your Flash Player to view content.
 
Home
Print E-mail

Ministri Gashi shpreh mirënjohje për punën e punëtorëve shëndetësorë gjatë Pandemisë

Friday, 18 December 2009 14:11
Translation is on process....

Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Alush Gashi falënderon të gjithë punëtorët shëndetësorë të Republikës së Kosovës të cilët me përkushtim u morën me trajtimin dhe shërimin e pacientëve me grip si dhe eliminimin e pasojave të gripit A H1N1, në të gjitha nivelet e përkujdesjes shëndetësore.

Ministri Gashi poashtu falënderon të gjitha institucionet ndërkombëtare të pranishme në Republikën e Kosovës të cilat u angazhuan për përballimin sa më efikas me gripin A H1N1.

Që nga dita e shpalljes së pandemisë globale në nivelin më të lartë, më 11.6.2009, Ministria e Shëndetësisë së bashku me institucionet tjera relevante dhe vartëse të vendit në rend të parë Zyrën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Kosovë dhe Bankën Botërore ka përcjell me vëmendje të përqendruar mbi baza ditore të gjitha zhvillimet rreth gripit në vend dhe rajon.

Që nga shfaqja e rastit të parë të Gripit A H1N1, në prill të këtij viti, Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat e parapara mbrojtëse në pajtim me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë duke u njohur me këtë problematikë, duke trajnuar stafin e të gjitha niveleve, duke trajnuar personelin shëndetësor dhe duke bërë përgatitje intensive për ballafaqim me pandeminë. Kujdes i veçantë i është kushtuar edukimit të personelit i cili bie në kontakt të parë me pacientët me grip.

Ministria e Shëndetësisë, që nga shpallja e pandemisë nga OBSh në bashkëpunim edhe me institucionet tjera ka vijuar me intensitet të shtuar njohjen e qytetarëve me shkaqet dhe pasojat e gripit, vetëdijësimin e të gjitha shtresave në veçanti nxënësve për rrezikun e këtij gripi, parandalimin, shenjat e gripit si dhe mbrojtjen nga gripi.

Ministria me kohë ka ndërmarrë të gjitha masat për ngritjen e kapaciteteve vendore me lëshimin në punë të laboratorit për zhvillimin e analizave për gripin A H1N1 brenda Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ka bërë furnizime tetë herë më shumë se një vit më herët me vakcinë të gripit sezonal, furnizim me tamiflu, vakcinë kundër gripit A H1N1 dhe material shpenzues për përballimin e pandemisë së Gripit duke bërë shpërndarjen e tyre proporcionale në të gjitha institucionet shëndetësore publike të vendit. 

Ministri Gashi fton qytetarët që me kohë të paraqiten te mjeku. Nuk ka vend për panik, por duhet të jemi vigjilent.

Share/Save/Bookmark
 
Banner