Please update your Flash Player to view content.
 
Home
Print E-mail

MSh mbajti mbledhje komemorative për dr. Ismet Abdullahun

Thursday, 31 December 2009 12:33
Translation is on process....

Me rastin e vdekjes së dr. Ismet Abdullahut, drejtor i Qendrës së Shëndetit Mendor në Ferizaj dhe ish-udhëheqës i Divizionit të Shërbimeve të Shëndetit Mendor në Ministrinë e Shëndetësisë, në këtë ministri u mbajt sot një mbledhje komemorative, në të cilën u nderua vepra e të ndjerit.

Dr. Haxhi Kamberi, Sekretar Permanent në MSh, tha se me vdekjen e dr.  Ismetit shërbimet shëndetësor të vendit kanë humbur një profesionist të shquar, ndërsa theksoi se veprimtaria e tij duhet të shërbejë si frymëzim për miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij se si duhet punuar në interes të vendit.

 

Dr. Pashk Buzhala, shef i Divizionit të Shëndetit Publik në MSh, tha se roli i dr. Ismet Abdullahut ishte shumë i madh pas luftës në organizim të shërbimeve të shëndetit mendor në Kosovë, ku me një profesionalizëm të pashoq udhëhoqi Qendrën e Shëndetit Mendor në Ferizaj.

“Për Ministrinë dhe bashkëpunëtorët e tij në këtë ministri, mbeten të pashlyera kujtimet për punën e madhe që prej vitit 2002 deri me 2008, dr. Ismeti kreu në detyrën e shefit të Zyrës për Shëndet mendor në Ministrin e Shëndetësisë, punë të cilën e kryen pothuaj tërësisht në mënyrë vullnetare”, tha Buzhala.

Dr. Ismet Abdullahu u lind në Ferizaj me 13 korrik 1953 dhe ishte mjeku i parë shqiptar në Ferizaj që ka kryer studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Specializimin e mbaroi në QKU të Zagrebit në degën e Neuropsikiatrisë.

Ai ka lënë pas vetes bashkëshorten dhe tre fëmijë.

Share/Save/Bookmark
 
Banner