Please update your Flash Player to view content.
 
Home
Print E-mail

Ministria e Shëndetësisë menaxhon me sukses buxhetin e saj

Tuesday, 05 January 2010 14:35
Translation is on process....
Sipas të dhënave të Departamentit të Buxhetit, Ministria e Shëndetësisë ka shfrytëzuar në total 95. 28 për qind të buxhetit të saj, dhe atë në mënyrë graduale gjatë tërë vitit

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka përmbyllur vitin që shkoi me një shfrytëzim shumë racional të buxhetit, duke e ngritur shkallën e shfrytëzimit të saj krahasuar më një vit më parë.

Sipas të dhënave të Departamentit të Buxhetit, Ministria e Shëndetësisë ka shfrytëzuar në total 95. 28 për qind të buxhetit të saj, dhe atë në mënyrë graduale gjatë tërë vitit.

Shkalla e shfrytëzimit të buxhetit në realizimin e investimeve kapitale arrin në 94. 27 për qind, në shpenzimet komunale 97.48 për qind, derisa spitalet rajonale kanë shfrytëzuar buxhetin në mënyrë shumë racionale: Peja 100 për qind, QKUK 96 për qind, Gjilani mbi 99 për qind, Prizreni mbi 99 për qind, etj.

Me shfrytëzimin racional të buxhetit, Ministria e Shëndetësisë, ka treguar edhe gjatë vitit 2009 përkushtim të theksuar në menaxhimin e drejtë të parasë publike, ngjashëm sikur edhe në vitin 2008, kur Auditori Gjeneral e kishte ranguar Ministrinë e Shëndetësisë të parën sa i përket menaxhimit të drejtë të parasë publike.

Ministria e Shëndetësisë falënderon njësitë buxhetore për shfrytëzim racional të buxhetit dhe punonjësit shëndetësor për përkushtimin e tyre në ofrimin e shërbimeve shëndetësore gjatë vitit që shkoi.


 

Share/Save/Bookmark
 
Banner