Një delegacion i lartë nga Çekia finalizon projektin në Qendrën Emergjente
Sunday, 10 January 2010 12:39
Translation is on process....Një delegacion i lartë nga Republika e Çekisë fillon nesër një vizitë tre ditore në Kosovë, në kuadër të së cilës, do ta inaugurohet projekti i realizuar me sukses në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Në përbërje të këtij delegacioni do të jenë drejtori i Qendrës Klinike të Vinohrady, Marek Zeman, ministri i Shtetit për Tregti e Stabilizim, Çenek Merta, drejtori i Qendrës Traumatologjike, Frantishek Vyhnanek, si dhe drejtues të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës Çeke. Ky delegacion që gjatë qëndrimit në Kosovë, do të takohet me zyrtarët e lartë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Qendrës Klinike Universitare, do të bëjë finalizmin e një projekti disa mujor, që kishte të bënte me edukimin e vazhduar specialistik dhe trajnimet e stafit të QKUK-së në Republikën Çeke për mjekë të Emergjencës, Radilogjisë, Anesteziologjisë, Mjekimit Intensiv, etj. dhe me pajisjen konkrete të Qendrës Emergjente (QKUK) me pajisje, inventar dhe materiale mjekësore. Vizita e delegacionit nga Republika e Çekisë vjen në kohën kur Kosova dhe Çekia kanë thelluar bnashkëpunimin dhe pas disa takimeve që ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, ka pasur me Ambaadoren e Çekisë në Kosovë, Janina Hrebickova dhe në kuadër të bashkëpunimit që në të ardhmen pritet të konkretizohet edhe me një marrëveshje bilaterale ndërshtetërore në shëndetësi midis dy vendeve. |
Main MenuDepartmentsProjektetSpitalet RajonaleGripiAbout MinistryProfesionistëtVeprimtaria private |
Albanian - AL
Serbian (Latin)


