Ministria e Shëndetësisë falënderon dr. Osman Veliun për kontributin e tij
Monday, 11 January 2010 12:36
Translation is on process....Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, i shpreh mirënjohje të veçantë dr. Osman Veliut, deri para pak ditësh shef i Divizionit të Praksës Private në MSh, i cili këtyre ditëve vendosi që të kalojë në një detyrë të re të punës jashtë Ministrisë. Duke e vlerësuar lart kontributin e tij në kuadër të Divizionit të Praksës Private, Ministria i është mirënjohës dr. Veliut për kontributin e tij dhe korrektësinë e treguar gjatë punës në Ministri, në veçanti në procesin e licencimit të institucioneve të sektorit privat në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë i dëshiron dr. Veliut suksese edhe në detyrën e re në funksion të avancimit të shërbimeve shëndetësore në Republikën e Kosovës. |
Main MenuDepartmentsProjektetSpitalet RajonaleGripiAbout MinistryProfesionistëtVeprimtaria private |
Albanian - AL
Serbian (Latin)


