Please update your Flash Player to view content.
 
Home
Print E-mail

Kosova e Çekia avancojnë bashkëpunimin në shëndetësi

Tuesday, 12 January 2010 11:15
Translation is on process....

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi, priti sot në një takim delegacionin e lartë të Republikës Çekisë, të kryesuar nga z. Cenek Merta, drejtori i Qendrës Klinike të Kralevski Vinohrady.

Ministri Gashi ka falënderuar dhe përgëzuar delegacionin çek për përfundimin me sukses të projektit 15 mujor të bashkëpunimit midis kësaj qendre mjekësore me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në vlerë prej 2 milionë eurove, gjatë të cilit, Republika e Çekisë ka ndihmuar Qendrën Emergjente dhe disa klinika të tjera të QKU-së me pajisje, barna e material shpenzues si dhe me trajnimin e 45 mjekëve, motrave e teknikëve në Qendrën Spitalore në Vinohrady.

Ministri Gashi dhe se ndihma e Republikës së Çekisë ka rëndësi të madhe për Kosovën ndërsa shprehu besimin se përvojat e marra nga profesionistët kosovarë në Çeki do të vihen në funksion të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Kosovë.

Z. Cenek Merta tha se ka qenë kënaqësi të bashkëpunohet për këtë pesëmbëdhjetë muaj me Ministrinë e Shëndetësisë dhe QKUK-në, ndërsa theksoi se bashkëpunimi në shëndetësi midis dy shteteve do të vazhdojë në shumë fusha, si në atë të përkrahjes teknike, ashtu edhe në fushën e edukimit të vazhduar.

Ministri Gashi dhe z. Cenek Merta vlerësuan se projekti i realizuar ishte një shembull i mirë  i partneritetit serioz në fushën e shëndetësisë dhe që i hap rrugë marrëveshjeve të bashkëpunimit midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Çekisë.

Share/Save/Bookmark
 
Banner