Kosova ofron asistencë shëndetësore për Shqipërinë pas vërshimeve
Thursday, 14 January 2010 13:40
Translation is on process....Zëvendësministrja e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës dr. Mybera Mustafa është takuar sot në Tiranë me ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Shqipërisë, Petrit Vasili dhe kabineti i tij. Në këtë takim, zëvendësministrja Mustafa i ka përcjellë ministrit Vasili, në emër të ministrit Alush Gashi, gatishmërinë e institucioneve shëndetësore të Republikës së Kosovës që të ofrojnë në dispozicion kapacitetet njerëzore profesionale dhe ato fizike për qytetarët e Veriut të Shqipërisë për përballimin e situatës me pjesën që ka të bëjë me komponentët mjekësore. Në këtë aspekt, zëvendësministrja Mustafa ka thënë në takim se Spitali Rajonal i Prizrenit, Spitali Rajonal i Gjakovës dhe spitalet e tjera kosovare të afërta gjeografikisht me Veriun e Shqipërisë janë në gjendje për të pritur qytetarë të Shqipërisë që kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Ministri Vasili e ka mirëpritur gatishmërinë e MSh të Kosovës për ndihmë dhe ka theksuar se pas përballimit të situatës, ai do të realizojë një vizitë në Kosovë me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndër shtetëror. Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Shqipërisë, sipas bisedës midis ministrit Vasili dhe zëvendësministres Mustafa është duke hartuar një strategji për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga ndonjë epidemi e mundshme pas tërheqjes së ujërave që kanë vërshuar dhe sigurimin e shëndetit publik në ato zona. |
Main MenuDepartmentsProjektetSpitalet RajonaleGripiAbout MinistryProfesionistëtVeprimtaria private |
Albanian - AL
Serbian (Latin)


