Please update your Flash Player to view content.
 
Home
Print E-mail

Emërohen dy ndimësdrejtorët ekzekutiv në QKUK

Friday, 15 January 2010 17:02
Translation is on process....

Duke u bazuar në dispozitat e Statutit të QKUK-së, dhe  kompetencave që burojnë nga Statuti i QKUK-së,  drejtori ekzekutiv i QKUK-së, më  datë 15.1.2010, ka emëruar dy ndihmësdrejtorët ekzekutiv.  Ndihmësdrejtor për çështje shëndetësore, është emëruar Prof.dr. Hasan Ahmeti, specialist i Kirurgjisë  PediatriKe.  Ndihmësdrejtor për çështje arsimore, është zgjedhur Prof.dr. Muharrem Bajrami.   Drejtori ekzekutiv gjatë përzgjedhjes ka marrë parasysh  përgatitjen akademike dhe menaxheriale të dy profesorëve të nderuar, e po ashtu  kontributin dhe njohjen e mirë të rrjedhave në QKUK.

 

Të dhënat për dy  ndihmësdrejtorët ...

Prof.dr.  Hasan  Ahmeti- Ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë, në vitin 1981 në Universitetin e Prishtinës. Specializimin e ka kryer në  vitin 1986 në Klinikën e Kirurgjisë në   Prishtinë. Nga viti 1986 deri më 1988 ka vazhduar specializimin në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Zagrebit.  Studimet pas diplomike i ka kryer në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e  Zagrebit në vitin 1988. Në vitin 1993, ka kryer magjistraturën në Universitetin e Zagrebit. Në vitin 1997 merr gradën e doktorit të shkencës në Universitetin e Prishtinës. Më 1998, merr gradën akademike, Docent në lëmin e Kirurgjisë.  Deri tani ka qenë në disa pozita menaxheriale.  Ka qenë drejtor mjekësor i QKUK-së,  drejtor i Klinikës së Kirurgjisë, kryetar i Shoqatës së kirurgëve të Kosovës dhe në pozita të tjera menaxheriale.  Është kryeredaktor i Revistës “ Kosova  Journal Surgery”.

Prof. dr. Muharrem  Bajrami-  Ka mbaruar Fakultetin e  Mjekësisë, në vitin  1974,  ka filluar specializimin në  vitin 1977 në Fakultetin e Mjekësisë, përderisa provimin specialistik e ka mbaruar në vitin 1980 në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb. Në vitin 1986 ka  fituar titullin magjistraturës, po ashtu , në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb.  Më 1989  ka  mbaruar studimet e doktoraturës në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb. Deri tani ka mbajtur disa pozita menaxheriale, mes tjerash, drejtor i Klinikës Infektive, Shef i Katedrës , anëtar i komisionit për edukim të vazhdueshëm profesional,  kurse nga viti 2007 deri më 2009, ishte  anëtar i Këshillit drejtues në Universitetin e Prishtinës.

Share/Save/Bookmark
 
Banner