MSH, OBSH e Komiteti për Sëmundje ngjitëse apelojnë për vaksinim kundër A H1N1
Sunday, 17 January 2010 20:30
Translation is on process....
Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës u bën thirrje qytetarëve të vendit që të përfitojnë nga situata relativisht e qetë dhe nga fluksi më i ulë i rasteve me gripin A H1N1 dhe të vaksinohen.
Ndërkohë që ka ende doza të konsiderushme të vaksinave që në Kosovë kanë ardhur si donacion i Qeverisë së Turqisë dhe OBSH po kryen procedurat për sjellen e një kontigjenti tjetër të vaksinave, shefi i Zyrës së kësaj organizate në Kosovë, dr. Skënder Syla thotë se fakti që vetëm në Evropë janë dhënë deri tash mbi 30 milionë vaksina dhe mbi 200 mijë shtatzëna janë vaksinuar, është një argument për të ecur para me këtë proces, pavarësisht hezitimeve të panevojshme që në publik janë shfaqur lidhur me sigurinë e vaksinës. |
Main MenuDepartmentsProjektetSpitalet RajonaleGripiAbout MinistryProfesionistëtVeprimtaria private |
Albanian - AL
Serbian (Latin)


