Please update your Flash Player to view content.
 
Home
Print E-mail

Ndërroi jetë prof. dr. Mehmet Begraca, doktor i shkencave të Mjekësisë

Thursday, 21 January 2010 14:40
Translation is on process....

Sot në Prishtinë në moshën 76 vjeçare ka ndërruar jetë prof. dr. Mehmet Begraca, doktor i Shkencave të Mjekësisë-Mjekësi e punës.

Profesor Begraca ishte i lindur në vitin 1934 në Lushnjë , ku ishin vendosur prindërit e tij pas shpërnguljes nga Begraca e Kaçanikut. Shkollën fillore e kishte kryer në Ferizaj, gjimnazin në Prishtinë, ndërsa Fakultetin e Mjekësisë në Shkup në vitin 1961.Disertacionin e doktoratës e mbrojti në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, në vitin 1978.

Më vonë kreu specializimin e Mjekësisë së punës në Beograd dhe zgjidhet ligjërues i kësaj lënde në FM të Prishtinës, ku arrin gradën e profesorit ordinar.Ka qenë edhe dekan i FM në Prishtinë, sekretar krahinor për shëndetësi dhe politikë sociale dhe një kohë të gjatë ka qenë drejtor i Dispanzerit të punës në Obiliq.Ka botuar shumë punime shkencore dhe ka udhëhequr një numër të madh të projekteve me interes për shëndetësinë publike të Kosovës. Me emrin e tij është i lidhur ngusht zhvillimi i Mjekësisë së Punës në Kosovë. Ai ishte doktori i parë i shkencave të mjekësisë së punës dhe profesori i parë i kësaj lënde në Kosovë. Me rastin e vdekjes së tij, nesër në orën 10:00 në Dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë, mbahet një mbledhje komemorative.

Share/Save/Bookmark
 
Banner