Pacientët me leukemi falënderojnë ministrin Alush Gashi për terapinë e siguruar
Friday, 22 January 2010 09:49
Translation is on process....
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Alush Gashi ka marrë sot një letër falënderimi nga Jeton Lika, kryesues i “Asociacioni Kosovar për ndihmë pacientëve me Leukemi kronike” për angazhimin e tij për këtë kategori të pacientëve.
“Duke pasur parasysh angazhimin dhe përkushtimin Tuaj që t’u dilet në ndihmë pacientëve, në këtë rast pacientëve të diagnostikuar me Leukemi Kronike Myoloide (CML-Chronic Myeloid Leukemia), për tu siguruar terapinë e domosdoshme (Gleevec) tash e sa muaj, në emër të pacientëve, anëtarëve të familjeve të këtyre pacientëve si dhe Shoqatës për Përkrahjen e Pacientëve me Leukemi, në shenjë Mirënjohje për këtë përkushtim tuajin ju falënderojmë përzemërsisht”, thuhet në këtë falënderim.
Pacientët, si dhe anëtarët e familjeve të tyre, thuhet më tej në falënderimin për Ministrin Gashi, të cilët, përveç problemit të ballafaqimit me sëmundjen janë të shtyrë të ballafaqohen edhe me problemin e sigurimit të barnave për të mbijetuar sëmundjen. “Shumica e pacientëve dhe familjarët e tyre në të shumtën e rasteve kanë shterur edhe burimet e fundit të pasurive të tyre, për t’i blerë barnat, por nuk ja kanë dale në fund për shkak të kushtueshmërisë së lartë të tyre (Gliveec), andaj, përkujdesja institucionale dhe sigurimi i terapisë (Gliveec-ut), nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, kësaj kategorie të të sëmurëve dhe anëtarëve të familjeve të tyre, jo vetëm që u ka zgjidhur problemin shumë të madh të sigurimit të terapisë aq të kushtueshme, por pacientëve u ka kthyer shpresat për vazhdimin e të jetuarit dhe dinjitetin njerëzor. Duke shpresuar që MSh do të vazhdojë t’u siguroj në mënyrë permanente dhe të qëndrueshme terapinë e domosdoshme pacientëve me Leukemi Kronike Myeloide (CML), edhe njëherë e potencojmë se Ju jemi Shumë mirënjohës dhe falënderues”, thuhet në falënderimin e “Asociacionit Kosovar për mbështetje pacientëve me leukemi kronike”.
|
Main MenuDepartmentsProjektetSpitalet RajonaleGripiAbout MinistryProfesionistëtVeprimtaria private |
Albanian - AL
Serbian (Latin)


