Please update your Flash Player to view content.
 
Home
Print E-mail

MSh ka krijuar transparencë të plotë për Listën Esenciale

Monday, 25 January 2010 14:10
Translation is on process....

Lista Esenciale për barna dhe material shpenzues përmban 459 produkte, në kuadër të saj 52 lloje të citostatikëve

Me qëllim të rritjes së transparencës dhe njoftimit të qytetarëve dhe pacientëve me Listën Esenciale të barnave e cila jo rrallë herë bëhet objekt i debateve të ndryshme të pabazuara nga subjekte jo mirë të informuara për përmbajtjen e saj, Ministria e Shëndetësisë ka muaj që ka vendosur në faqen e saj të internetit komplet Listën Esenciale për barna, material shpenzues dhe citostatikë.

Kjo Listë, të cilën e kanë hartuar ekspertët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës , përfaqësues të Shoqatave të farmacistëve  dhe ekspertë të kësaj lëmie, përmban 459 lloje të barnave, materialit shpenzues dhe citostatikë dhe si e tillë mund të shkarkohet nga web faqja e Ministrisë së Shëndetësisë në çdo kohë në: www.msh-ks.org (rubrika Departamenti i Farmaceutikës).

Sikurse në hartimin e Listës Esenciale aktuale, edhe gjatë krijimit të Listës së re esenciale, Ministria u ka dhënë kompetencë të plotë vetë ekspertëve të QKUK-së dhe qendrave të tjera mjekësore që ta sajojnë një listë sa më përmbajtësore dhe të realizueshme, ndërsa përmes mekanizmave të saj, si Inspektorati Shëndetësor, MSh ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme që Lista të jetë e vendosur në vende të dukshme në institucionet shëndetësore që nuk kërkon ndonjë investim, por vetëm kujdes dhe vullnet për ta bërë këtë.

Një shembull autentik i zbatimit të këtij rekomandimi është shembull Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Lipjan, ku drejtuesit e saj kanë vendosur listën në mure të dhomave të mjekimit dhe si pacientët, ashtu edhe familjarët mund ta shohin se cilat barna janë në Listën Esenciale e cilat jo.
Shembuj të tilla ka edhe në institucione të tjera shëndetësore të vendit dhe MSh i inkurajon ato që këtë ta bëjnë në mënyrë të vazhduar me qëllim të ngritjes së mëtejme të transparencës së menaxhimit të barnave nga kjo listë.
 

Share/Save/Bookmark
 
Banner