Klinika Interne e QKUK-së bëhet me ngrohje përmes energjisë diellore
Wednesday, 27 January 2010 15:11
Translation is on process....
Në Klinikën Interne të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka filluar sot implementimi i projekti për ngrohjen e ujit përmes energjisë solare. Ky është një projekt I Ministrisë së Energjetikës dhe Minierave i mbështetur edhe nga Ministria e Shëndetësisë.
Në inaugurimin e këtij projekti kanë marrë pjesë ministri I Shëndetësisë Alush Gashi dhe ministrja e Energjetikës dhe Minierave Justina Shiroka-Pula, kreu I QKUK-së Ali Sadria, drejtori i Klinikës Interne Ahmet Brovina dhe përfaqësues dhe punonjës të klinikave të kësaj qendre. Projekti i finalizuar ka për qëllim rregullimin e një sistemi të ngrohjes përmes energjisë solare nga I cili së pari përfitime do të kenë vetë pacientët. Ministrja Justina Shiroka-Pula tha se pajisja me ujë të ngrohtë dhe kursimi i energjisë elektrike, janë dy çështjet e rëndësishme që sjell implementimi i projektit.
“Së pari do të kemi ujë të ngrohtë për 500 pacientë dhe gjithë personelin mjekësor dhe e dyta, kemi kursim të energjisë elektrike ”, tha ajo. Ministrja tha se ky projekt ka qenë objektiv i MEM-it për shëndetësinë. “Në këtë projekt janë instaluar 28 panele diellore në një sipërfaqe prej 150 metrave katrorë dhe absorbimin e energjisë që e bëjnë këto panele, është 500 kë orë energji”, tha ajo. |
Main MenuDepartmentsProjektetSpitalet RajonaleGripiAbout MinistryProfesionistëtVeprimtaria private |
Albanian - AL
Serbian (Latin)


