Please update your Flash Player to view content.
 
Home
Print E-mail

Kuvendi miraton në parim tri projektligje të Ministrisë së Shëndetësisë

Thursday, 28 January 2010 15:22
Translation is on process....

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar sot në parim, pas shqyrtimit të parë tri projektligje të sponsorizuara nga Ministria e Shëndetësisë: Projektligjin për Kryqin e Kuq të Kosovës;  Projektligjin për përdorimin dhe Mbrojtjen e Emblemës së Kryqit të Kuq, Emblemave të Tjera dalluese dhe Sinjaleve, dhe Projektligjin e ndryshuar-plotësuar për Produktet dhe Pajisje Medicinale.

Këto tri projektligje në Kuvend para deputetëve i ka arsyetuar Ministri i Shëndetësisë Alush Gashi, ndërsa që të tri ligjet, të cilat rregullojnë materie me interes në fushën e shëndetësisë, janë mirëpritur nga deputetët, të cilat i kanë vlerësuar ligjet të punuara mirë dhe të rëndësishme.


Ministri Gashi ka shpjeguar se Projektligji për Kryqin e Kuq të Kosovës ka për qëllim rregullimin e statusit, veprimtarisë dhe burimet financiare të Shoqatës Kombëtare të Kryqit të Kuq të Kosovës.

Projektligji për përdorimin dhe Mbrojtjen e Emblemës së Kryqit të Kuq...,ka shpjeguar ministri Gashi, ka për qëllim të rregullojë përdorimin dhe mbrojtjen e emblemave të Kryqit të Kuq, emblemave tjera mbrojtëse dalluese dhe sinjaleve dhe mbrojtjen e emblemave të Kryqit të Kuq, Gjysmëhënës së Kuqe dhe Kristalit të Kuq, derisa Projektligji për Produktet dhe Pajisjet Medicinale, përcakton rregullat për prodhimin, kontrollin e cilësisë, regjistrimin, etiketimin, pullat e sigurisë, importin, eksportin, vënien në treg, përshkrimin mjekësor, efikasitetin, sigurinë e përdorimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale në Republikën e Kosovës.

Ndryshimi i Ligjit për Produktet dhe Pajisjet Medicinale, ka shpjeguar ministri Gashi,  do të ngrit nivelin e kontrollit të cilësisë së produkteve farmaceutike, procedurat efektive të regjistrimit të produkteve medicinale dhe pajisjeve medicinale sipas standardeve Evropiane duke u bazuar në Direktivat e BE-së.

Share/Save/Bookmark
 
Banner