Ministria e Shëndetësisë miraton Planin për specializantë të ri
Thursday, 04 February 2010 14:27
Translation is on process....Ministria pret që procesi i shpalljes së konkursit dhe përzgjedhjes së specializantëve të ri, të kryhet gjatë këtij muaji Në bazë të Udhëzimit Administrativ nr. 06/2009 –Edukimi specialistik pasdiplomik, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka përgatitur dhe aprovuar planin për specializantë të ri për vitin 2010. Ky plan që ka marrë miratimin e Ministrisë u dërgohet institucioneve shëndetësore të vendit , të cilat do t’i shpallin konkurset për aplikim, në bazë të kritereve të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ për Edukimin specialistik pasdiplomik. Kriteret për ata që do të aplikojnë për specializime janë të përcaktuara duke marrë për bazë numrin e mjekëve specialistë sipas institucioneve spitalore të vendit, numrin e shtretërve aktualë në institucionet spitalore të vendit, ngritjen dhe funksionalizimin e shërbimeve të reja, profilet deficitare, numrin e mjekëve në specializim, kapacitetet ekzistuese për trajnimin e mjekëve kosovarë, buxhetin ekzistues për program të specializimeve. Sipas planit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë në tri nivelet shëndetësorë të vendit: primar, sekondar dhe terciar, do të lejohen rreth 230 vende për specializim, përfshirë këtu edhe disa vende që do të jenë specializime sipas s Ministria pret që procesi i shpalljes së konkursit dhe përzgjedhjes së specializantëve të kryhet gjatë këtij muaji. |
Main MenuDepartmentsProjektetSpitalet RajonaleGripiAbout MinistryProfesionistëtVeprimtaria private |
Albanian - AL
Serbian (Latin)


