Please update your Flash Player to view content.
 
Home
Print E-mail

Pagat për të gjithë punonjësit në shëndetësi ngriten 30 për qind

Wednesday, 10 February 2010 12:32
Translation is on process....

Shprehur në vlera monetare individuale, ngritja e pagave shkon prej 45 deri në mbi 100 euro, për punonjësit shëndetësor, varësisht prej koeficientëve

Në nivelet ndërministrore të Qeverisë së Kosovës, është arritur pajtimi që duke filluar nga 1 janari i vitit 2010, të gjithë të punësuarit, në të gjitha institucionet shëndetësore të Republikës së Kosovës, do të kenë rritje të pagave bruto prej 30 për qind.
Për zbatimin implementimin e kësaj ngritjeje do të obligohen Ministria e Ekonomisë dhe Financave, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Administratës Publike.
Ngritjen e pagave prej 30 për qind në sektorin e shëndetësisë, në Ministrinë e Shëndetësisë, e shohin si pjesë të përmbushjes së zotimeve nga ana e Qeverisë së Kosovës për rritja të pagave.


Drejtori për Komunikim në MSH, Faik Hoti, thotë se pas ngritjes së pagave prej 10 për qind vitin e kaluar, kjo ngritje prej 30 për qind, do të jetë e dyta që bëhet në sektorin shëndetësor të vendit në vitet pas luftës.
“Ngritja prej 30 për qind e pagave është pjesë e zotimeve qeveritare dhe e angazhimeve për pozitën e punonjësve shëndetësor të vendit”, thotë ai.
Me ngritjen prej 30 për qind të pagave, varësisht prej koeficientit, ngritja individuale e pagave do të shënojë ndryshime, dhe ngritja shkon prej 45 euro për kategorinë që aktualisht kanë pagë prej 150 eurove dhe kalojnë në 195 euro, e deri te ngritjet që shkojnë edhe mbi 100 euro.
Kështu, mjekët e niveleve të larta që kanë pagë prej 304 eurove, do të kenë prej shkurtit pagë prej 395 eurove, ata që kanë pagën 300 euro, kalojnë në 391 euro, stafi mjekësor me pagë prej 279 euro, kalon në 363 euro, kurse ata që kanë pagë prej 257 euro, kalojnë në 335 euro.
Ngritja përfshinë të gjitha kategoritë dhe në këtë mes, edhe kategoritë e mesme dhe të ulëta.
Kështu, punonjësit që kanë pagë prej 236 eurove, fitojnë mbi 70 euro ngritje dhe kalojnë në 307 euro
Punonjësit që kanë pagë prej 193 eurove kalojnë në 251, ata që kanë pagë prej 171 në 223 e kështu me radhë.
Sipas, disa përllogaritjeve të bëra midis Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe Ministrisë së Shëndetësisë, kjo ngritje do të bart pas vetes për implementim një kosto prej gati 6 milionë eurove.
Share/Save/Bookmark
 
Banner