Please update your Flash Player to view content.
 
Home
Print E-mail

Ministria e Shëndetësisë ka trajtuar me prioritet kategorinë e veteranëve të UÇK-së

Tuesday, 16 February 2010 10:14
Translation is on process....

Në bashkëpunim me Zyrën për Veteranët e luftës të UÇK-së, gjatë vitit 2009 MSh ka përfshirë në Programin e Trajtimit Jashtë vendit rreth 60 veteranë dhe invalidë të luftës të UÇK-së

Në kuadër të Programit të Trajtimit Jashtë Vendit (TJV) , Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, vëmendje të veçantë i ka kushtuar kategorisë së veteranëve të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke çmuar kontributin e tyre të dhënë për lirinë e vendit.

Në këtë aspekt, në bashkëpunim me Zyrën për Veteranët e luftës të UÇK-së, që funksionin në kuadër të Kryeministrisë së Kosovës, dhe falë bashkëpunimit korrekt me përfaqësueist e kësaj kategorie, vetëm gjatë vitit 2009 MSh ka përfshirë në Programin e Trajtimit Jashtë vendit rreth 60 veteranë dhe invalidë të luftës të UÇK-së, pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë raste të natyrës ortopedike, gjegjësisht për vendosje të protezave të ndryshme, por ka pasur edhe raste të natyrave të tjera si nga Kardiokirurgjia, Kardiologjia, Onkologjia, etj.

Trajtimi i këtyre rasteve është bërë me mjetet nga Fondi i veçantë që ndan Qeveria e Kosovës për këtë kategori, por edhe nga fondet e  Programit për Trajtim Jashtë vendit të Ministrisë së Shëndetësisë.

MSh mbetet e përkushtuar që në bashkëpunim me Zyrën për Veteranët e  Luftës të UÇK-së, të shtyjë para projektin për një qendër të vendosjes së protezave në Kosovë, ndërkohë që mirëpret kontributin e secilës organizatë apo individ që në forma të ndryshme ndihmon kategorinë e veteranëve të luftës të UÇK-së.

Share/Save/Bookmark
 
Banner